“Pagëzori me fletë”, një tjetër ikonë e restauruar nga Muzeu i Artit Mesjetar

Kultura

“Pagëzori me fletë”, një tjetër ikonë e restauruar nga Muzeu i Artit Mesjetar

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:58
Ilustrim

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bëri me dije se, procesi i restaurimit dhe konservimit të ikonës “Pagëzori me fletë”, po shkon drejt fundit. Ikona i përket vitit 1803 dhe e ka origjinën nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.

Ikona është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave Arkeologjike, Lubonjë, Korçë”.

Kjo vepër është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proces konsolidimi dhe restaurimi.

Sipas një programi të hartuar çdo fillimviti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit të këtij muzeu restaurohen mbi 30 ikona çdo vit nga autorë të mirënjohur, të cilët ia shtojnë vlerat artistike dhe historike këtij koleksioni muzeal.

Të tjera ndërhyrje që MKAM i ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale, me origjinë nga Lubonja e Korçës, janë ikonat “Shpërfytyrimi” dhe “Shën Maria me Krishtin në fron”.

Restaurimi është pjesë e punës së palodhur të specialistëve të laboratorit të restaurimit në MKAM Korçë, të cilët me përkushtim shpëtojnë çdo ditë thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat