Recension i shkurtër

Kultura

Recension i shkurtër

Nga: Prof.Skënder Karaçiva nga Çikago Më: 16 tetor 2024 Në ora: 06:48
Idriz Ajeti

 Akad.Idriz Ajeti,ishte figura  intelektuale,shkencore,pedagog i brezave në Universitetin ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë,që jetoi dhe mori frymë për një shekull në nënqiellin e Kosovës.

Opusin e tij shkencor ndër vite,me prorosinë e Akad.Idriz Ajeti iu besua për fushën e studimeve kërkimore-shkencore dr.Begzad Baliu  dhe,tevona të angazhimit të Dr.Bahtijar Kryeziu,që për frymën në dritën e shkrimit shkencor,Akad.Idriz Ajeti ia ndërtuan panteonin e shekullit të dijes akademike për fushën e gjërë të shqipes në vijat e gjuhës  së lashtë indoevropiane dhe të kulturës shqiptare.

Në një studim për figurën e albanologut të shekullit të kaluar Akad.Idriz Ajeti,në shkrimin e dr.Begzad Baliu me ka rënë para syve dialogu i shkurtër me profesorin Ajeti në apartamentin e tij në Prishtinë.

Në historinë e frymës shkencore dhe letrare,studiuesit dhe shkrimtarët,tashti janë bër përmendore në shkencën e gjuhësisë dhe të letërsisë, bartësitë e fushës shkencore-letrare dhe,na është prezentuar nga kritika se si ata e parandjejnë orët e fundit të jetës .

Në takimin e tij me Akad.Idriz Ajeti,i këndshëm,i afërt me taktin e Tij prej shkencëtarit e pedagogut të brezave shqiptarë në Kosovë,dr.Begzad Baliu,pena e tij prej studiuesi hodhi dritë në bisedën në relacionet e jetës,që,sipas profesor Ajeti,tashti ka ardhur fundi,-i thoshte ai studiuesit të ri Begzad Baliu.

-Nuk kam shumë kohë të pres,-me përseriti duke buzëqeshur.E kishte fjalën profesor Ajeti se mosha e tij një shekull jete në botën kërkimore-shkencore në fushë të shqipes dhe,sipas tij trokitja  e orëve të fundit të jetës.

- Jo,jo- i thoshte profesor Baliu,-do të keni kohë e do të prisni Ju kur do të dalin në dritë botimet e dorëshkrimeve të tij të dijes për shqipen dhe kulturën shqiptare!

Njerëzit e panteonit të dijes shkencore dhe letrare,tashmë jemi në dijeni se si e dijnë për orët e fundit të jetës,shkruajnë kronikat tona dhe ato të përbotshme.

Profesor Begzad  Baliu e mbajti fjalën dhe dorëshkrimet që ia dha në duart e tij Profesor Idriz Ajeti,dolën në dritë dhe u bën pronë e dijes për institucionet shkencore,akademike dhe universitare në hapësirën gjithë shqiptare.

Ne të gjithë jemi të tijtë të Akademik Idriz Ajeti!

Çikago,më 15 tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat