Taksirati i tokave të Kosovës mund të çohet "lugat"

Kultura

Taksirati i tokave të Kosovës mund të çohet "lugat"

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:37
Autori Adem Bytyçi

Pas lufte

Ca politikanë i gllabëruan tokat e Kosovës

Krijuan pasuri tokash qindra hektarë

Duke i gënjyer

Qytetarët e Kosovës

Kinse baballarët e tyre

Ua kishin lënë n' trashëgim.

Kujdes n' prag

T' zgjedhjeve

Që po vinë me shpejtësi

Mos lejoni t' kthehen përsëri

N' pushtet lugetërit

Taksirati i tokave t' Kosovës

Për ta vazhduar

Avazin e vjetër

Rrëmbimin edhe atyre

Pak tokave

Që iu kanë mbetur

Qytetarëve t' Kosovës.

Mos harroni

Këta janë ata politikanë

Që e duan pushtetin

Jo për t'i dhënë

Por vetëm

Për t'i marrë Kosovës

Për tu pasuruar vetë

Dhe për t'i varfëruar

Qytetarët e Kosovës

Këta janë

E këqja më e madhe

Që i kanoset

T' ardhmës së popullit t' Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat