Paska ndërruar mendje
Këshilli ynë Kombëtar,
Do të shkojnë projektet
Për drithëra dhe farë.
Zbrazet arka e Kosovës
Për prodhime bujqësore,
Mbase s’mbushet barku
Me kulturë shpirtërore.
Si duket kombëtarët
Janë kthjellur ndopak,
Truri thotë Ali Asllani
“I ka rrënjët në stomak”
Fondin Lugina e Preshevës
E derdh për spec e trangull…
Me shpresë dhe këtë herë
Me nder me na ngul’.
Por, trangulli i verës
Nuk është si më parë,
Ka ngelur si kalliri
I zverdhur në arë...
Do ta kishim pyetur
Këshillin me favore:
-A mbrohet identiteti
Me kulturë bujqësore?!