Mos ma thuaj t’lutëm
Kush syrin ta vërboj,
Pastaj plagën ta mbështolli
Se toka do na lëshojë.
Mos ma thuaj të lutëm
Sa pështyma derdhet në fytyrë,
Në çdo hap tradhëtar të mjerë
Dhe me shërbëtorë të tjerë.
Mos ma thuaj të lutëm
Plot bixhozegjij e halabakë,
Tjerët shtriejnë duar e prekin sytë
Nuk vërehen nevojëlitë.
Mos ma thuaj të lutëm
Jeni bankier dhe pa fund merr,
Por je bërë rob i djallit dhe të keqës
E mohon frutin më të ëmbël të jetës.