Mos ma thuaj

Kultura

Mos ma thuaj

Nga: Dedë Preqi Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:25
Dedë Preqi

Mos ma thuaj t’lutëm

Kush syrin ta vërboj,

Pastaj plagën ta mbështolli

Se toka do na lëshojë.

Mos ma thuaj të lutëm

Sa pështyma derdhet në fytyrë,

Në çdo hap tradhëtar të mjerë

Dhe me shërbëtorë të tjerë.

Mos ma thuaj të lutëm

Plot bixhozegjij e halabakë,

Tjerët shtriejnë duar e prekin sytë

Nuk vërehen nevojëlitë.

Mos ma thuaj të lutëm

Jeni bankier dhe pa fund merr,

Por je bërë rob i djallit dhe të keqës

E mohon frutin më të ëmbël të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat