Debate për gjuhën

Kultura

Debate për gjuhën

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 tetor 2024 Në ora: 07:49
Skënder Karaçica

Në një emision të televizionit në Prishtinë,ku ishte i ftuar Prof.dr.Agim Vinca,ligjërues në Fakultetin Filologjik(tash në pension)dhe disa analistë  bulevardesk,tema bosht e emisionit  ishte çështjet aktuale kombëtare dhe Kosova.

Në (d)ebatin në  studio,u dëgjua zëri i Shkelzen Gashi,që i ra kutrrum temës aktuale dhe,nuk ngurroi matanë sheshit të Prishtinës,duke e kundërshtuar pa pikë të kulturës e të respektit ndaj profesor Agim Vinca(sic!).

E thoshte shkurt:Nuk është ashtu profesor Vinca...!

Për të shkuart në skajshmëri të injorancës e të pa dijes,Shkelzen Gashi para profesor Agim Vinca e pati thënë edhe ketë,,vlerësim për gjuhën shqipe,,(sci!):

Nuk jam kundër bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë,thoshte Sh.Gashi,por më së pari duhet të ulemi dhe të negociojnë për gjuhën shqipe(sic!).

Për fund,nuk kisha dëgjuar për marrëzinë për gjuhën e unifikuar të shqipes(Kongresi Drejtshkrimit,Tiranë,1972)në fjalorin bulevardesk të Shkelzen Gashit!

Për gjuhën shqipe nuk flitet kutrrum dhe në frymën e qarqeve armiqësore kundër Kosovës!Kujdes ndaj fjalës publike,ju që dilni në rolin e karagjozit gjithmonë të njëjtit në studio të televizioneve private në Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat