Kosova dhe Bullgaria nesër nënshkruajnë marrëveshje të bashkëprodhimit në kinematografi

Kultura

Kosova dhe Bullgaria nesër nënshkruajnë marrëveshje të bashkëprodhimit në kinematografi

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës së Bullgarisë, Nayden Todorov do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite e cila realizohet nesër, ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku do të takojë homologun e tij.

Me ç’rast do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari.

Sipas njoftimit të ministrisë, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke nisur nga ora 12:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat