Dikush i tregon modelet e mirëqenjës
Dikush i tregon modelet e “bërthamave”
Cila është kjo kohë me kahe të kundërta?...
Sikur po bënë dikund një sinjal alarmi
Dhe si në ëndërr na përshpëritet,
O, ju homo-sapinsa, keni “kujdes!...
Sëcili do të fliste me vetëvetën pa zë
I planifikon veprimet e veta në heshtje,
E quan vetën «rabot» në kosh-bosh…
Fëmijët e parakopshtit lozin me digjitale
Me « rabot » do i ndërrojnë bythecët,
Që « dadoja » mos të intervenojë fare.
Çfarë kohe është kjo, a ka udhë tjetër
Sikur bota po harron dhe ecën frikshëm,
Por, jeta s’kthehet më me hapa mbrapa.