Libër me poezi kushtuar viktimave civile të luftës, kryesisht fëmijëve

Kultura

Libër me poezi kushtuar viktimave civile të luftës, kryesisht fëmijëve

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 21:19
Kopertina e librit

Libri “E Gjithkohshmja Andërr” i autores Donika Dabishevcit vjen te lexuesit si një përkushtim krijues kundër harresës për viktimat civile, kryesisht fëmijëve, në luftën e fundit 1998/99 në Kosovë, nga 1133 të vrarë, 109 nga ata të zhdukur.

 “Me u mundue me e përshkrue estetikisht ajo lufta përpinë në ingranazhet e veta gjithë mizorinë e luftës me mjete artistike është jashtëzakonisht vështirë”, ka thënë Dabishevci.

Dashamirë të fjalës së shkruar, të heshtur dhe përqendruar sy e vesh te vargjet e Dabishevcit, disa nga ta për herë të parë dëgjojnë për të kaluarën e trishtë mbi civilë shqiptarë, pa dallim moshe.

 “U kushtohet kryesisht civilëve të vrarë në luftë, mesazhi është paqësor dhe antiluftë sikurse çdo poezi tjetër që flet për luftën”, ka shtuar ajo.

Shëmtia e fundshekullit të kaluar ka emër, ata janë të pafajshmit të cilët mbeten në të gjithëkohshmen andërr me shpresë për t'u zëvendësuar me të ardhme të ndritur, pa e harruar të kaluara, u tha me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat