Gjatë vëzhgimit të pikturave të Avni Islamit, të vendosura në ekspozitën e tij personale, të ekspozuara edhe nëpër koleksionet e kolonive ku ka marrë pjesë, për një moment të krijojnë idenë se aty jetojnë të skalitura vepra artistike, të shkrira bashkë e të imagjinuara ndër ëndrrat njerëzore, por të jetuara në realitetin jetësor. Për t’u ralizuar ato, aty është derdhur shpirti dhe fantazia që në mënyrë të magjishme e shumë të spikatur, sjellin një nivel të lartë artistik, me kulturë e tipare largëpamëse, tejet të dallueshme, krejt ndryshe prej bashkohësve të tij. Këto vepra shumëdimensionale në artin pamor të të pikturuarit janë dëshmi e kulturës dhe shpirtit artistik të autorit.
E ndërsa hulumtoj nga njëra pikturë tek tjetra, mendoj se aty janë pasqyruar mjeshtërisht, një pjesë e mendimeve të tij të fshehta, bota e tij e brendshme njerëzore dhe artistike që nëpërmjet punës, talentit e imagjinatës ka mundur të sjellë vlera të larta artistike e të transmetojë, pa dyshim, botën e tij të madhe shpesh kryeneçe, në një kohë që gjithnjë shqetësimi i tij duket se është koha që ikën e s'kthehet kurrë.
Ndërsa atij i duhet të japë sa më të plotë botën e imagjinuar e mjaft abstrakte që gjendet brenda tij, të cilën ai nuk e mban dot të kyçur brenda vetes, e sjell dhe e transmeton atë si një përcaktim të saktë e të këndëshëm artistik, me një dimension paksa mistik deri në enigmatik. Këtu kthjelltësia dhe mjeshtria e të punuarit, e bërë me shumë kujdes për të mos patur gjëra të tepërta apo rrëmujë, pikturon fantazinë, në mënyrë që drejt shikuesit apo kritikut artistik, gjithçka të ndjellë një dritë domethënëse, e shprehur në këndvështrime të ndryshme, e trajtuar me mjeshtërinë e një bote që gëlon brenda shpirtit. Enigmatika dhe hapsira brendashkruar pikturës e bëjnë atë të pakrahasueshme e shpesh vetë artistin të paarritshëm me veprën e tij.
Nuk mund të kaloj pa vënë në dukje talentin e tij të spikatur e të jashtëzakonshëm deri në sugjestionues. Kjo e bën edhe më atraktiv për syrin e shikuesit, madje artistikisht edhe me shprehi të thella enigmatike që lënë mbresa në konceptim.
Natyrshëm lind pyetja, si ai ka mundur ti realizojë këto vepra arti e të pasqyrojë idetë e tij dhe ti transmetojë ato si një gjeni, pikërisht pse në veprat e tij jeta reale dhe ajo e imagjinuar arrin të sintetizohen e kanë një bosht të përbashkët.
Transmetimi mjeshtëror e i pazakontë i lë shteg mendimit se arti i realizuar, së pari duhet të jetë i qëndrueshëm, i spikatur, i veçantë dhe komunikues, në mënyrë që të mund të jetë i preferuar, i dashur për artëdashësit, interesant në aspektin artistik, unik e me vlera të forta shprehëse. Për këtë atij i është dashur të mendojë e punojë fort që krijimtaria e tij e mbështetur në origjinalitetin e tij krijues, në mitet dhe mitologjinë, apo edhe në jetën reale njerëzore, të trashëgojë vlerat më të larta njerëzore e ti të sjella ato nëpërmjet artit me një frymë artistike për të treguar e lartësuar aftësitë e një gjeniu, siç është ky artist.
Ai gjen hapsirë dhe aty ku ndodhitë mbahen pezull, apo nga shumë të tjerë heshtet, ai gjen mënyrën e tij të të transmetuarit dhe realizon veprën e vet të papërsëritshme.
Natyrisht kur ndalesh para veprës së tij dhe vëzhgon atë që ai transmeton, kërkon brenda hamendësimit, mundohesh të zbulosh të panjohurën, të cilën ai në fakt mjeshtërisht duket se e ka lënë në hije, por që në fakt kur e vështron me kujdes kupton se gjuha e komunikimit të veprës vjen vetiu nëpërmjet peshës së penelit, dritëhijeve dhe kombinimit të ngjyrave. Kjo botë e autorit flet shumë, por për një sy të zakonshëm mund të jetë e padukshme.
Figurat, apo elementet e tjerë të pikturës janë të shpirtëzuara. Atyre u jepet pushtet, mendimi shprehës është ai çka autori e ndërthurë me enigmën. Dhe ndjen se sa shpesh vëzhguesi pyet veten se vërtet sheh veten përballë një vepre, apo tek disa prej tyre; aty fuqia shprehëse arrinë në atë pikë që të bën ta shohësh vetveten si mundësi a pamundësi për të arritur në atë dimension. Ja pra, pse theksoj se thëllësia e të shprehurit arrin në nivele të larta e realizohet mjeshtërisht edhe pse aty janë shpesh dhe objekte të zakonëshme si uji, guri, pemët natyra dhe mbi të gjitha jeta njerëzore me tërë kompleksitetin e vet. Kështu, në krijimtarinë e tij artistike, ndërthuren ndjeshëm imagjinata me realitetin e jetuar duke bërë që ai më pastaj të identifikohet nëpërmjet stilit të tij unik, gjë që e bën atë të zërë një vend nderi në artin bashkëkohor. Mbi të gjitha e bën atë një piktor të nivelit të lartë, i cili arrin të ndërtojë një botë të tijën imagjinare fantastike.
Realizimet e tij mjeshtërore burojnë nga impulse të brendëshme dhe e bëjnë Avni Islamin të mund të realizojë vepra kulmore, që lundrojnë në pjesën më të thellë të imagjinatës. Ato tashmë, janë pjesë e formimit artistik unik dhe e bëjnë atë krejt të veçantë dhe interesant për artëdashësit e kualifikuar. Vetë arti i tij i ngjan një terreni të pafundëm si në aspektin mjeshtëror, ashtu dhe përsa i përket mesazhit shprehës, të cilin ai e përçon si vlerë të tij në kuadrin e artit në përgjithësi dhe atij globalist, duke ruajtur identitetin e tij. Kjo është realizuar edhe nëpërjmjet fizionomisë së dukshme duke u rritur dhe pasuruar nga viti në vit.
Është e vështirë që të bëhet prezantimi i plotë i veprës së Avni Islamit, pikërisht për nga pasuria artistike e shumëpalanëshe që mbart kjo vepër në tërësi. Vetë autori është një artist i suksesshëm shumëdimensional. Kjo për faktin se ai është një piktor jo i zakontë që zë vendin e vet të nderit në artin tonë kombëtar të pikturës. Edhe pse janë të shumta pikturat e tij abstrakte, ato kanë mënyrën e tyre të komunikimit, kanë gjuhën e tyre shprehëse, që në fakt është vështirë të mund të lexohen dhe kuptohen prej gjithkujt.
Edhe pse në pikturën e tij bëhet pasqyrimi artistik i një kohe dhe i një periudhe të caktuar, sa reale aq dhe artistike dhe e imagjinuar, duket se vepra e tij merr vlerën e një dimensioni universal.
Gjithnjë racional, i organizuar e me një harmoni ngjyrash në kufijtë e prefeksionit, që në fund të fundit është produkt i një arsyetimi dhe gjykimi të gjatë, por dhe e talentit dhe mjeshtrisë së tij, bën që në tërësi, apo edhe në secilën prej veprave artistike të tij, të përjetosh ndjesitë e një emocioni të veçantë. Shpesh aty përjeton një botë të shqetësuar, që e vesh artin e tij me një ndjenjë të çuditëshme, delikate në strukturë, përmbajtje e në shprehje.
Në seicilën prej tyre, qoftë edhe në skicat apo vizatimet, e deri tek tablotë e përmasave të mëdha, nga piktuara më e thejshtë e deri tek peisazhet mahnitëse, shumëllojshmëria e motiveve të gjetura dhe ngjyrave të përdorura, shfaqet piktori ynë sa unik dhe universal.
Ky mjeshtër i harmonisë së ngjyrave dhe karakterit psikologjik në veprën e tij, zbulon se kjo e fundit ka një peshë impresionuese, e mbi të gjitha shprehëse të vlerave artistike krijuese e individuale. Ky artist është i patjetërsueshëm e i papërsëritshëm në zhanrin e vet. Karakteri i tij unik zbulon artin e krijimtarisë në pikturën e tij.
Avni Islami brenda kuadrtatit që jep hapsira e telajos ruan kujdesshëm, deri në prefeksion, raportet e vëllimit dhe hapsirës dhe me elegancë e shije të lartë artistike, ruan raportin e dritëhijeve e kombinime të papërsëritshme të ngjyrave, duke e bërë atë artist lehtësisht të dallueshëm dhe të papërsëritëshëm dhe veprën e tij më unike. Individualiteiti i tij krijues transmeton bindshëm një përjetim të veçantë, i cili buron prej këndvështrimit, thelbit të realizimit dhe harmonizimit të reales dhe imagjinares.
Avni Islami pa diskutim mëkon një mesazh të qartë në një ndër gjinitë më të spikatura të artit pamor të pikturës shqiptare. Ai kornizohet si një piktor i rëndësishëm i artit shqiptar në tërësi. Krijimtaria e tij është mjaft e veçantë dhe shumplanëshe, pasi vetë ai ka lëvruar shumë gjini dhe sidomos teknika të artit pamor. Piktura e tij mund të konsidrohet edhe si kujtesë e një kohe për vetë formën dhe mënyrën e veçantë të komunikimit e dialogimit me publikun e tij.
Në punimet e Avni Islamit, pothuajse në të gjitha punimet, gjejmë artistin sa real aq edhe imagjinar, bashkohorë shqiptar që zbulon jetën e brendshme shpirtin njerëzor dhe qytetar, dashurinë dhe dhimbjen njerëzore, të cilat i shpalos thellë në veprat e tij.
Piktura e Avni Islamit nxjerr në pah gjithashtu edhe energjinë e tij të brendshme e njëkohësisht vë në lëvizje ritmin e jetës, ku spikat dukshëm një vlerë tjetër e piktorit, një talent ndryshe i tij. Realiteti dhe elementët natyrorë shprehen çuditshëm dhe shkrihen me njëra tjetren, marrin forcë të madhe shprehëse në pikturë dhe fantazojnë brenda koncepteve që ato vështrojnë. Autori ynë e sheh pikturën jo vetëm si mjet shprehës, por edhe impresionues. Me një vështrim të detajuar të realitetit ka një fuqi atraktive dhe gati si hipnozë, ku gjithpërfshirja e elementeve të përdorur në të, të përfshin e të mbërthen. Sytë drejt kuadratimit tek pikturat e prezantuara, zbulojnë tablo të cilat japin imazhin e enigmatikës dhe abstrktizmit artistik, ku detaji bën diferencën.
Një dukuri tepër e çmuar është edhe improvizimi i çastit, fokusimi drejt të papriturës e cila vjen si rezultat i formimit artistik të autorit dhe momentit përshkues befasues në konceptin që mbart koha kur autori sjell një punim.
Për të, në veçanti natyra kthehet shpesh në burim frymëzimi dhe njëkohësisht një dëshmi kënaqësie, të cilën ai nuk e mban për vete po e ndan, e transmeton tek ne nëpërmjet veprave të tij të mrekullueshme. Realisht është e vështirë të japësh një vlerësim ideal e të plotë për veprën e tij, nisur edhe nga numri i madh i punimeve të tij, për nga përmasat e koleksionit të tij të pasur, por mbi të gjitha edhe për faktin e konceptit abstrakt të lëvruar në këto vepra.
Mund të them me bindje se mjeshtria e tij ndërton dhe realizon të shprehurin unik e të vërtetë si provë të shijes së tij, ku ngjizen në çdo detaj ndjenjat prej artisti e krijohet arti i tij i madh që ka hyrë në historinë e artit shqiptar me simbolikë e dinjitet.
Vepra e tij artistike, pa diskutim që ka leximin e vet. Punimet dhe pikturat e tij shpesh shfaqen të dyfishtë apo edhe të shumfishta pikërisht sepse, artistikisht ato nuk kanë asnjë mbyllje hermetike, përkundrazi, koleksioni i gjerë i tyre ka një fytyrë tjetër, një mënyrë tjetër të të shprehurit dhe transmetuarit, e cila lidhet edhe me qëndrimin e tij si autor ndaj realitetit, apo jetës në përgjithësi, e më pastaj ndaj asaj që ai nëpërmejt veprës don të transmetojë.
Avni Islami nuk është një sfidant i paepur i jetës, një njeri me vullnet të jashtëzakonshme, që nuk rrëzohet lehtë nga pengesat me të cilat ndeshet, por ai di mirë të triumfojë.
Ai nuk di të bëj viktimën e të përulet para vështirësive, por i sfidon ato. Përkushtimi në rrugëtimin e brendshëm, domethënia shpirtërore, mënyra se si e sheh jetën e bëjnë ketë artist më të arrirë. Filozofia e tij udhëheqëse pasqyrohet dhe transmetohet edhe tek ne. Ndërthurja e elementeve artistik me simbolikën dhe abstraksionin, vepra e tij bën diferencën. Pikërisht si e tillë, ajo bëhet edhe më interesante. Në vetëdijen e tij ato frymëzojnë energji të madhe shpirtërore, besim të madh, optimizëm e vullnet të fortë që e bëjnë atë të shohë larg në horizont, madje shpesh i jep veprës vlerat e një dëshmie, e cila kapërcen madhështinë e reales së një vepre arti.
Piktura e Avni Islamit vjen më një stil të veçantë autorial. Gjithnjë piktura e tij vjen në një organizim dhe realizim mjaft të mirë, ku nuk mungon shpresa, por në masën e duhur edhe rraskapitja fizike e emocionale, urtia, ndërgjegjia e fjetur, pafuqia, dobësia, dorëzimi, ankthi, vuajtja, që ndoshta nuk janë asnjëherë të vërteta në dukje, janë vetëm pasojë e preceptimit tonë, mënyrës se si ne i shohim ato, se si ne i kuptojmë dhe i përjetojmë pikturat e tij.
Në veprën e tij, ku spikat për së shumti një forcë e veçantë shprehëse, mendimi ynë bëhet gjithmonë e më shumë tundues ndaj asaj që ne perceptojmë. Këndvështrimi, nën të cilin ne i drejtohemi arsyetimit, me ose pa vetëdije, zë vend në ndërgjegjen dhe emocionet tona. Ngjyrat, figurat, harmonizimi i tyre dhe kuptimi që ato marrin rrjedhin dhe mbesin gjatë nën këtë perceptim, në memorjen tonë.
Avni Islami i ardhur prej Luginës së Preshëvës, në jetën e tij kishte vetëm dy zgjedhje: ose të zgjidhte një vend tjetër dhe të mund të ndërtonte jetën e tij individuale, ose ti nënshtrohej fatit e të qëndronte në vendlindjen e tij në Kosovë për të vazhduar luftën e mbijetesës. Duke ecur në gjurmët e babait të tij, një luftë jo e lehtë, po të kemi parasysh regjimin dhe sistemin e ndërtuar në ish Jugosllavinë e dikurshme, e cila sidomos ndaj shqiptarëve shkonte në kufijtë ekstrem, ai zgjodhi rrugën e luftës. Rrugë të cilën e përshkon me të gjitha cilësitë e nevojshme morale për t'u përshtatur dhe për të qënë i suksesshëm. Këtë e dëshmojnë vetë arritjet e tij, e tregojnë gjithashtu jeta, puna dhe vepra e tij se sa e drejtë kishte qënë kjo zgjedhje.
I vetëdijëshëm për mesazhin që transmeton vepra e Avni Islamit, ai nuk e duron dot vetvrasjen, përkundrazi e gjithë piktura e tij shqoqërohet nga nota të larta optimizmi. E hedhur në telojo me seriozitetin maksimal si sprovë sipërore estetike plot vitalitet kuptimor dhe elegancë shprehëse, vepra e tij është gjithnjë origjinale, me një forcë të magjishme shprehëse dhe bëhet gjithnjë e më interesante me vlera të papërsëritshme artistike. Spikat një harmoni elastike dhe tejet elegante, e aftë për të thënë gjithçka në një balancë të përkryer. Shpesh imazhet kanë një lloj ankthi, vuajtja e përhershme tek ai lidhet me të konceptuarin e fabulës për të shprehur unin e tij krijues në pikturë.
Tematika e konceptuar ndryshe, trajtimi i saj me një kolorit që përmban karakteristika të veçanta ka shpesh madhështinë e revoltës. Qartësia dhe kthjelltësia, harmonizimi i kompleksit të ngjyrave realizohet mrekulllisht falë stilit të tij, shkathtësisë dhe aftësisë shprehëse, pjesë e pandashme e kulturës së autorit.
E parë nga një kënd i përgjithshëm, piktura e Avni Islamit ndërthuret e qëndron bashkë me artin dhe arrin në majat e nalta të realizimit të tij. Ky art shpjegohet në mënyrë mjaft perfekte me filozofinë që mbart. Të dyja bashkë realizojnë të përkryerën e të shprehurit.
Së fundmi do të theksoja se veprat e këtij autori, pikturat e tij të konsiderueshme, flasin me gjuhën e shpirtit, arsyes së konceptit, siç ai i sheh, nën dritën e kolorit që ai përzjen duke i sjellë ato sa enigmatike, aq me fuqi të lartë shprehëse.
Piktura e Avni Islamit ka qënë dhe mbetet e vështir për tu interpretim, apo për analizë të saj, jo vetem se i përket artit apstrakt dhe hermetik, por se i tjekalon “lejtësitë e përballueshem” të interpretimit të mesazhit të drejtpërdrejtë. Piktura e tij nuk mbart etiketa njohese dhe as shpjeguese, ajo thejsht nxit për meditim për kuptime të thella ekzistenciale, ndonjeherë me te aferta, ndonjeherë krejt të largëta. Gjithësesi ka gjetur rrugën e saj konsekuente dhe krejt të veçantë, për të mbijetuar të gjitha kufizimeve dhe sfidave, për të mbijetuar kohëve