Në rrafshin kombëtar të botohet revista shkencore për Onomastikë

Kultura

Në rrafshin kombëtar të botohet revista shkencore për Onomastikë

Nga: Skender Karaçica Më: 24 tetor 2024 Në ora: 09:24
Autori Skender Karaçica

Korpusi dalzotës të studiuesve shqiptarë në rrafshët, që hedhin dritë për kahet në lashtësi të shqipes, të onomastikes, të trashëgimisë të hises kombëtare shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan, do të ishte mirë që ato të bëhen pronë e institucioneve shkencore e akademike në Evropë e në botë.

Këto të dhëna të kohës, ishin disa nga pikëpamjet tona me prof. dr. Bahtijar Kryeziu, që, bashkërisht u pajtuam në dritën e gjithë kësaj, ka ardhur koha që të dyja shtetet shqiptare(Tirana, Prishtina zyrtare)të botojnë revistën shkencore e të botuar në gjuhën angleze, ku, në udhët e participimit të vlerave shqiptare do të afroheshin në këtë shekull të ri me popujt evropianë e në botë.

Tërë korpusi në rrafshin kërkimor-shkencor , që botohet në kuadër të institucioneve shkencore, mos të mbetët vetëm në qarkun në Prishtinë e Tiranë, ishte porosia në rrafshin shkencor të pikëpamjeve e, të porosisë intelektuale me profesor Bahtijar Kryeziu.

Popujt tjerë e kanë zgjidhur njëherë e mirë problemin e përafrimit të vlerave me popujt evropianë, përmes botimit të revistave shkencore për onomastikë, që, dy shtetet tona, dy akademitë, dy institute shkencore e, jo një revistë për onomastikë dhe të fushave

tjera të shqipes ,nuk është e shëndetshme për trupin e dijes shkencore shqiptare, e thamë në fund të shkrimit tonë.

Çikago-Gjilan, tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat