IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore, e cila po bëhet një shtyllë e rëndësishme për artin dhe kulturën në Kosovë.
Ky festival, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 tetor në Prishtinë, është më shumë se një garë muzikore; është një festë e madhe e muzikës shqipe që bashkon emocionet e publikut me performancat e artistëve të rinj dhe të njohur. Për tri ditë, publiku do të përjetojë momente unike, plot origjinalitet dhe energji muzikore. Pas suksesit të vitit të kaluar, festivali rikthehet për të mbështetur dhe promovuar talentet e muzikës në Kosovë. Me 16 këngë garuese, ai ofron një platformë unike për artistët dhe dashamirët e muzikës, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për publikun.
“Festivali i Këngës është më shumë se një skenë, është një udhëtim artistik që mbledh talentet e reja dhe emocionet e publikut. Mbështetja e këtij festivali na mundëson të fuqizojmë zërat e rinj dhe të kontribuojmë në zhvillimin e kulturës muzikore në Kosovë,” theksoi Afrika Zyferi, Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.
Përmes mbështetjes së këtij festivali, IPKO nxit zhvillimin e artistëve të rinj dhe promovon krijimtarinë dhe bashkëpunimin artistik, duke kontribuar në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës. Angazhimi i kompanisë në mbështetje të Festivalit të Këngës, si dhe ngjarjeve të tjera kulturore të rëndësishme në vend, thekson rëndësinë e promovimit të artit dhe kreativitetit. Kjo dëshmon përkushtimin e IPKO-s për të siguruar një platformë të qëndrueshme për shprehjen artistike dhe për të avancuar komunitetin artistik në vend.
IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital. Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni www.ipko.com.