Akoma pa filluar si duhet fushata zyrtare,
Shpërthejnë furishëm premtimet shqiptare.
Në vend që të shfaqet programi zgjedhor,
Shqipet kacafyten si në filma horrorë.
Nëpër gazeta, portale e servise publike,
Përplasen për poena të lirë politike.
Për të arritur qëllimin së “mbari”,
Edhe të vdekurit i zgjojnë nga varri.
I bëjnë të flasin me gjuhën e votës,
Ashtu si i dehuri n’gushëllimin e gotës.
Dalin për kryeministër me dhjetëra vetë,
E në Lista zgjedhore me qindra deputetë.
Me këta kandidatë të mundshëm zgjedhorë,
N’Kosovë s’do të preket asnjë punë me dorë.
Mjaft kemi punuar siç e kërkon zakoni,
Të na rroj sa malet super – korrupsioni!
Askujt s’i ha palla për popull dhe shtet,
Prapë do t’ketë “vezë” e “gaz” n’Parlament!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)