Emri nënë
Është i shenjtë.
Pa nënë,
Jeta nuk ka kuptim;
As toka nuk lëviz,
Dhe as Dielli
Nuk bënë dritë.
Dhimbja më e madhe
Në këtë botë
Është fëmija
Pa nënë,
Shkolla pa mësues,
Dhe atdheu
Pa dijetar.
Aty ku mungon nëna,
Nuk ka as shtëpi
Dhe as edukatë.
Nëna është themeli i shtëpisë,
Edukata e fëmijës
Është e ardhmja e kombit
Dhe e gjithë njerëzisë.
Nuk ka asgjë
Më të rëndë në jetë
Se loti i nënës
Kur fëmija,
Për ndonjë shkak,
Nuk është
Në gjendje të mirë.