(Takimi parë Natën e premierës)
(R.H.D.)
E takova për herë të parë në Teatër
Natën e premierës. E qethur keq.
Tullace. Sytë i kishte të kaltërt
Asht e lëkurë. Thashë: E kanë lodhur burrat.
Më tha: E dua, dhe e shkruaj poezinë!
Atë Natëmadhe e përcolla deri në shtëpi
Të nesërmen më solli një fletore me poezi.
Dhe, që atë ditë pesë vjet e përcollëm Natën
Matanë me verë e poezi. Një ditë iku Qyqja
Nga Atdheu. E veshi ferexhen e zezë.
Një vit e dënoi Veten. Një ditë erdhi
Me një gjeth të vedhë në dorë. Dhe,
I kaluam dy net në një shkëmb mbi Liqe.
Edhe njëherë iku. Dy herë. Përgjithmonë.
Thashë: Ta muros nën Rrap. Përpara „Ilirisë„
Gji t’u japë poetëve që nuk ikin nga Atdheu...
(Stolisje me bukuri)
Mike, Ti po plakesh përditë
Përnatë. Veten sheh në pasqyrë.
E pyet me zë si Epërhitura:
Pasqyrë, kush është më e bukura,
Unë, apo Laydi Di. Ose, Eshkundura?
E, ajo të përgjigjet: Laydi Di
Zemrohesh. E thyen copë-copë.
Mike, nuk ka faj pasqyra
As, Laydi Di. Eshkundura. Po, ne të Dy.
Plakemi. Stolisemi me Bukuri...
(Në bregdet përcjell e pres anije)
Në bregdet përcjell udhëtarë
E pres anije nga Larg. Larg.
Mëkat. Nuk zbret Ti Mike
Deti me dallgë. Unë, gjallë.
Anija mes Deti. Unë, në breg
Larg. Larg. Ditë. Muaj. Vite.
Nuk zbret Ti. I bie Vetë not Detit...
(Tomi i Riu)
Dalldiset. Kërcen nëpër dhomë
Luan me top. Dhe, mi gris librat.
Lapsat m’i derdh nëpër dhomë
Kakë, thotë. Cil, edhe shtratin tim.
Tom, i them: Rri, në Kopësht
Kakës, je. Cilko. Rrugaç:
Qanë, pas dere: E hap, hynë.
Shshsht, i them! Jashtë, erdhi Daci Zi...
(Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait)
Im Bir vjen. Dhe, do të më qerasë
E di, ai: Unë, moti rri nën Rrap.
Hije. Mike me Dy shtama verë
Matanë tavolinës, një i marrë.
Im Bir, thotë: porosite një teke
Jo! Ara, nuk lërohet me një ka:
Po, dy qe zgjedhe. Para, një kalë.
Arat e Babait, nuk lërohen me një ka
Po, me dy qe zgjedhe. Dhe, një kalë...
(Sot e lërova Arën me Dy palë qe)
Sot, e lërova Arën Time
Me dy palë qe me brirë.
Dhe, pa një kalë përpara
Gjokun, pullali me shalë.
Sot, e lërova Arën Time
Përball Filipit Maqedonisë:
Me Dy palë qe me brirë
Gjokun pullali me shalë.
E mora pensionin 1.370 denarë
Edhe, atë: të Gruas besnike.
Përshkak, tatimeve ndaj shtetit
“Përbashkët” me vite, në pazar.
Dhe, Grave besnike. Xhadi
Që, ikën pas partive politike.
Unë kisha ditur, se: kam pasuri
Në emrin tim, në Bibliotekë.
Nuk e kisha ditiur deri Sot, se:
Arën e lërova me Dy palë qe.
Dhe, para qeve me një kalë...
Lufta vazhdon me Penë
Po. Jeta vazhdon Miku im Poet
Edhe pse, patëm luftë të ashpër:
Me “armikun”. Koronavirusin.
Pandeminë, që na rrasi në burg
Edhe, atë shtëpiak. Bythekrye,
“Armikun”. Nuk ka poblerm.
Lufta vazhdon me Penë...
Mike me Hënë Drapër nuk vij për darkë
Mike, me Hënë Drapër mbi kokë
Mos më pritë. Nuk vij për darkë.
Shkaku, se: sonte, në shtrat:
Bythekrye, më ka rrëzuar Poezia.
Po, Mike. Sonte, jam në shtrat plepi
Me një gjel kryengritës mbi kokë:
Nga piktori, Miku Poradecar: KOCI.
Nuk më ka rrëzuar Xhadia e Njerkës:
Po, Mikja Di. Poezia erotike, në shtrat...
(24 orë në gjumë)
Po, isha plotë 24 orë në gjumë
Ferr. “Xhehnem”. Më përzunë.
Shkaku, se: nuk isha “musliman”
As, i krishterë. Isha, shqiptar.
Telefonin e kisha harruar mbi kokë
Nuk e gjeja Ditën e Sotshme.
Mes hapave të raki rrushit
Askush, nuk më kishte bërë zile.
Isha i vdekur. Pa miqë. Dhe, armiqë.
Xhadia, ma kishte thyer Derën.
Macja ime besnike. Bohemja
Kopilat m’i kishte lënë pas Dere.
Dhe, më këthyen në “ Xhehnem”...
(Hëna e ka marrë për burrë)
E dëgjoj zërin e Mikes Di
Nuk e di nga vjen. Nga qielli:
Nata. Apo, toka? Varri...
E njoh atë zë. E dëgjoj ditenatë
Edhe, në ëndërr. Vetëm hapat e Mikes
Nuk i dëgjoj. Vargun e saj rrebel.
Siç duket Hëna e ka marrë për burrë...
(Është Ajo grua)
Nën hije pi verë. E shaloj fantazinë
E kërkoj në telefon celular:
„Personi që kërkoni nuk ka qasje në rrjetë“.
Heq dorë. Në fund të shtamës me verë Ajo
Një javë përpara ia kushtova një poezi.
E ngrej kokën. Rrugës vjen Ajo
E thirr në emër. Ndalet. O Imzot!
I them: Ç’farë profecie!? Nga Ti këtu?!
Qesh. Dhe, ulet me Mua në tavolinë
E pi edhe një shtamë me verë.
Dikur, e përcjell për në rrugë. Iliri...
Dhe kështu e mashtrojmë Veten. Njëri - tjetrin
E dinte se, jam në Prishtinë. Tavernë
Gjithë ditën më kishte kërkuar nëpër Qytet.
Në mbrëmje kishte hequr dorë. Ikur.
Vonë e kërkova Unë me telefon celular:
- Ja, sa u ktheva në shtëpi. Jam e lodhur.
Edhe nervoze. Nuk mund të dal sonte
Shihemi nesër! Natën e mirë, o Ujk!
Mirë, i përgjigjem. Dhe, ik në shtëpinë
E një miku në kodër ta përcjell Natën:
Mes bretkosave. Dhe, Dy breshkave
Mes librave. Dhe, shtamave me verë.
Të nesërmen, Ajo e pi një kafe. Unë një verë:
- Ma blej një libër, më thotë! Ia blej edhe dy të tjerë.
Ujk, më thotë. Sot vërtetë bëre pak „sevapë“.
Dhe, kështu e mashtrojmë veten. Njëri - tjetrin
Ajo turret ende pas burrave. E, Unë pas grave...
(Gruaja besnike)
I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken Di
Vetëm poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ikë.
Është grua besnike. Marrëzisht, e do burrin...
(Nga libri: GRUAVER Ë ( poezi të përzgjedhje, Shkup 2013) .