Romani 'Shtatori i gjëmës së madhe', i botuar në Amerikë nën titullin 'Disastrou September', po publikohet këto ditë i plotë me fragmente nga revista 'Sindh Courier', që botohet në gjuhën angleze në Kara$i, (Pakistan) nga drejtori i saj, shkrimtari dhe publicisti i njohur pakistanez Nasir Aijaz.
Romani i kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork, ku, si$ dihet, si pasojë e akteve të një grupi terroristësh fanatikë islamikë mbetën të vrarë 2981 njerëz, ndër të cilët edhe tre shqiptarë - Frrok Camaj, Mon Gjjonbalaj dhe Simon Dedvukaj, që autori i ka shndërruar në personazhe të këtij romani.
Këlli$i në atë periudhë ka punuar punonjës i Sikuritisë në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostoni dhe atë ditë është ndodhur në Terminalin B të këtij aeroporti, nga ku kaluan terroristët. Ata pastaj, të ndarë në dy grupe, u futën në dy avionë, i rrëmbyen ata dhe, meqë kishin bërë kurse pilotimi, goditëm me ta Kullat Binjake, duke shkaktuar tragjedinë e mësipërme, që përshkruhet me ngjyra shumë emociouese në faqet e këtij romani.
Revista 'Sindh Courier", si$ nënvizon Nasir Aiazi në një intervistë të dhënë para tri javësh gazetës e përjavshme shqiptare "Nacional", është e njohur jo vetëm në Pakistan, por edhe në 70 vende të tjera të botës.
Kjo revistë do të vazhdojë të botojë deri në fund fragmentet e këtij romani.
Linku i revistës: https://sindhcourier.com/disastrous-september-a-novel-on-9-11-terrorist-attacks-part-16/