Plaga e kolonizimit në prozën e Gani Mehmetajt

Kultura

Plaga e kolonizimit në prozën e Gani Mehmetajt

Nga: Dibran Demaku Më: 30 tetor 2024 Në ora: 17:59
Kopertina e librit

Gani Mehmetaj është ndër të paktët krijues letraro-artistik, nëse jo i vetmi që në krijimet e tij është marrë me temën sa të dhimbshme  aq tragjike të kolonizimit të tokave shqiptare në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti. Dihet tashmë botërisht se qeveritë e ndryshme të Serbisë e Jugosllavisë, që nga pushtimi i trevave shqiptare që nga viti 1912 e këtej synim kryesor e kanë pasur që në këto treva të sillnin sa më shumë kolonë me synimin e vetëm të ndërrimit të strukturës etnike të trevave të pushtuara, nga viti i lartcekur e këtej. Dhe ky kolonizim bëhej në mënyrë dhe mjete nga më brutale në mënyrë që vendaseve, e që ishin shqiptarët, të ua ngushtonte sa më shumë hapësirën jetësore, në mënyrë që ata ta ndienin vetën si të huaj në këto troje dhe të iknin nga sytë këmbët , trojet e tyre të ua linin kolonëve,  kryesisht serbë e malazezë, dhe më pak etnive të tjera me prejardhjeve sllave.

Dhe jo vetën kaq, por autoritetet pushtuese do të bënin presion të përhershëm dhe të pandalshëm që shqiptarët t’i regjistronin si turq, në mënyrë që ata të mbeteshin sa më pak si të tillë, me synimin përfundimtar që një ditë të zhdukeshin si të tillë nga këto troje. Nëse tek romani i tij ”Zogjtë e qyqes”, Mehmetaj merret me ardhjen dhe vendosjen e kolonëve në tokat e shqiptarëve, tek romani “Muri i heshtjes” po me të njëjtën temë, kolonizimin, paraqet jetën e vështirë dhe pothuajse gati të pamundshme, nën presionin e autoriteteve pushtuese, por edhe të vetë kolonëve që janë po aq agresiv, ndaj vendësve. Si pushteti ashtu edhe të ardhurit bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që vendasit ta ndiejnë vetën të tepërt në tokat e tyre dhe të ikin nga sytë-këmbët.   

Mehmetaj si një njohës i mirë i rrethanave të asaj jete, (ka jetuar edhe vetë në qytetin dhe në lagjen me kolonë) e paraqet atë jetë në mënyrë kronologjike dhe mjaft bindëse. Vendasit dhe kolonët edhe pse jetojnë në të njëjtën lagje të qytetit, të ndarë vetëm nga një rrugë, bëjnë po ashtu jetë të ndarë dhe me plot urrejtje në mes. Autoritetet pushtuese, vendasit i kanë çarmatosë, siç thotë Mehmetaj duke ua marrë armët me dhunë deri tek thikat, në anën tjetër kolonët i kanë armatosë me urdhrin që të vrasin vendasit pa paralajmërim. Presioni tjetër i autoriteteve pushtuese, mbase edhe më i rrezikshmi se i pari, është ai kur bëjnë përpjekje që vendaseve  të ua ndërrojnë identitetin kombëtarë, duke i regjistruar si turqë apo boshnjakw. Me një fjalë pushtuesi kishte ardhur me qëllimin e vetëm dhe të fundit, që të shlyente çdo gjurmë të shqiptarëve nga këto troje.  Por,me gjithë  presionet dhe krajatat që kanë, vendwsit,  e qw jawn shqiptarët, jetojnë e mbijetojnë në trojet e tyre shekullore.

Në romanin e Mehnetajt defilojnë personazhe me karaktere nga më normalet deri tek ato më grotesket. Megjithate, tek disa personazhe normale, me gjithë urrejtjen që zien në mes, jeta sado pak zhvillohet normalisht. Dhe këtë jetë e bëjnë të rinjtë. Ata, pra të rinjtë, edhe pse urrejtjen e shohin në sytë e më të vjetërve dhe të prindërve të tyre, edhe lozin bashkë, edhe dashurohen. Dy krye personazhet e romanit të Mehmetajt , Milenën dhe Gjinin i bashkon dashuria, kjo bimë sublime e jetës. Ata e duan njëri-tjetrin me zemër dhe shpirt. Por, dashuria e tyre është e destinuar të dështojë, sepse ka lindur në kohë dhe hapësirë të gabuar. Dhe një ditë krejt papritmas jeta i ndanë. Jeta e tyre merr drejtim të kundërt nga ajo që kishin projektuar në mendjet dhe në zemrat e tyre. Milena e detyruar nga babai i saj ikën në kryeqytet për të studiuar, ndërkaq Gjini i dëshpëruar ikën diku jashtë atdheut.

Pjesa më e realizuar artistikisht në romanin e Mehmetajt është ajo e kthimit dhe ritakimit të dy këtyre dy krye personazheve. Edhe pse ritakimi i tyre ndodhë pas shumë vitesh dhe në rrethana krejt të tjera, forca e dashurisë i bashkon sërish. Në vendin nga ata kanë ikur ka ndodhur një luftë e tmerrshme, dhe ata të dy ritakohen në vendin e shkatërruar. Secili në ndërkohë, që është tepër e gjatë, ka bërë jetën e vetë larg ëndrrave dhe dëshirave të tyre rinore. Si Milena ashtu edhe Gjini janë martuar dhe kanë jetuar me njerëz që nuk dihet nëse i kanë dashur, apo martesat me ta i kanë bërë si nevojë e jetës. Milena është kthyer që të kërkojë eshtrat e birit të saj që ka rënë gjatë luftës së tmerrshme që është bërë në qytetin e saj buzë bjeshkëve të alpeve shqiptare e që e ka emrin Pejë. Dhe lufta nuk ka shkretëruar vetëm Pejën, por tërë Kosovën, atë pjesë toke që si bashkëpjesëtaret  e kombit të Milenës, ashtu edhe ata të Gjinit e quajnë si të tyren.

Ritakimi i Milenës dhe i Gjinit edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme ,e rindezë atë dashurinë rinore, të shuar si të thuash me dhunë. Meqë shtëpitë ku kanë jetuar më parë Milena dhe Gjini janë rrafshuar me tokë nga lufta shkatërruese, ata jetojnë në një dhomë të hotelit, ku gjatë luftës kishin jetuar parsmilitarët e kombit të Milenës.  Milena, që siç e thotë romani i Mehmetajt kishte ardhur që të kërkonte eshtrat e të birit të saj, që kishte rënë në një luftë të pakuptimtë për mendjen dhe zemrën e saj, e kupton se të birin nuk ia kishin vrarë ushtarët shqiptarë, por të vetët që do të thotë serbët.  Pas, mësimit se si ishte vrarë i biri, e dëshpëruar kthehet në kryeqytetin  e vendit të vetë, dhe pas disa kohe e lajmëron Gjinin në telefon se ajo kishte ngelur shtatzënë dhe se priste një fëmijë nga ai.

Në anën tjetër, Gjini,i habitur apo i tronditur nga një lajm i tillë, nuk i pëgjigjet, pra, në zemrën e tij e formon murin e heshtjes, ashtu siç e mbanë edhe titullin romani i Mehmetajt. Mbase gjëja e vetme që nuk i shkon këtij romani, përndryshe edhe ky i rëndësishëm po aq sa “Zogjtë e qyqes”, është fotoja e koopertinës, sepse “muri i heshtjes” këtu nuk ka të bëjë me murin e ushtrisë, por me murin e zemrës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat