Romani im i botuar, i cili titullohet "Lisi i gjakut" ("Kur fjalët vrasin")

Kultura

Romani im i botuar, i cili titullohet "Lisi i gjakut" ("Kur fjalët vrasin")

Nga: Arber Shabanaj Më: 30 tetor 2024 Në ora: 20:57
Kopertina e librit

Unë në këtë roman interpretoj kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, krejtësisht të pamaskuara -, pra ashtu siç edhe kanë ndodhur - të ja sjellë lexuesit para syve.

Këtu rrëfehet mbi përjetimet nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri më 1999. Sidomos ata, të cilët thurin urrejtje të paarsyeshme dhe antipati jo konstruktive kundër shqiptarëve, ata që janë në gjendje, Shqipërinë, kështu e ashtu t‘a duan dhe të cilët janë të interesuar në faktet deri më tani fare pakë të ditura, i ftoj me fjalë të përzemërta, të e lexojnë veprën time.

Unë u përndoqa atëbotë me dhunë nga regjimi sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani (pra në siguri), në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu. Mirëpo nuk më la kurrsesi të qetë vetëdija e ime personale dhe kombëtare, nëse nuk do të merrja pjesë - krahë për krahë me bashkëkombasit e mi - në luftën çlirimtare.

Për shkak të kualifikimit tim dhe përvojës sime në sferën ushtarake dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm, të cilat unë -, sikurse edhe të gjithë kosovarët e tjerë - atëbotë, gjatë shërbimit ushtarak në armaten e agresorit i realizova, mua më është dashur që detyren time si epror ushtarak sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte t‘a kryeja. Në mënyrë që ushtarët e mi, të cilët fare pakë apo hiç të përgatitur nuk ishin, t’i mësoja për frontin e luftës dhe sa më mirë t’i përgatisja. Shumëçka na mungonte në luftë. Ne nuk ishim akoma me bukë dhe me ujë të furnizuar, e lëre më me pajisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë ne ishim të fokusuar në vendimin tonë të madhërishëm - për një Kosovë të lirë -, të luftonim kundër okupatorit.

Në këtë vepër unë mundohem, që lexuesit të ja afroj të merr pjesë në mendimet dhe ndjenjat e mia si oficer, si përgjegjës i këtyre njerërzve të rinjë në moshë. Si një protagonist nga këta luftëtarë të guximshëm të lirisë, të cilët ishin nën besueshmërinë e komandës sime, jua prezantoj ushtarin Astrit Sulin. Ai, nga unë personalisht, kategorizohej në superior të ushtarit të njëhershëm, i cili kishte për detyrë të zbatoi urdhërat ushtarake dhe luftarake. Njësoj sikurse Astriti, edhe shumë të rinjë të tjerë, dhanë edhe jetën e tyre për çlirimin e atdheut të tyre - dhe atë - nën kushtet më mizore, të cilat njeriu vetvetes mundet t‘ia imagjinoi.

Në pjesën e parë të romanit tim, unë e përshkruaj, se si - me dijen dhe vetëdijen time më të lartë - mundohesha, që bashkëluftëtarët e mi sa më mirë për aktin e luftës t’i përgatisja.

Në pjesën e dytë, unë ja aforoj lexuesit para syve ngjarjet e tmerrshme të luftës, nga vija e frontit. Ne nuk e kishim vetëm detyrën herkulesiane që armaten e okupatorit t‘a luftonim (e cila neve pothuajse në duar të veta na kishte), por ne edhe nga eprorët tanë „më të lartë“ ushtarak u tradhëtuam-nga ata, të cilët vetveten -,si sëmundje patollogjike - me „komandantë“ e titullonin. Si pasojë e atij defekti; ç’do furnizim u pezullua dhe nuk u realizua dot. Dhe si rezultat i asaj dukurie fort negative; luftëtarët e lirisë nuk kishin as se çfarë të hanin e as të pinin, përderisa, paralelishtë dhe në të njëjtën kohë, „komandantët“ e vetëquajtur, të cilët pjesërisht edhe analfabet ishin, e kalonin një jetë relativisht të mirë dhe të begatshme.

Disa ushtarë u plagosën, besa edhe jetën e tyre e dhanë, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej garnatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo se togu pëgjegjës i artilerisë, atëbotë, ushtarët e mi qëllimisht i granatonte-jo, jo kurrsesi: Duke e ditur se ne kundër armikut dhe jo kundër njëri-tjetrit po luftonim. Por sepse ajo togë e artilerisë, atëherë, ndodhej nën komandën e protagonistëve që i përmenda më lart-pra të pakualifikuar. Kështu që ushtarët e artilerisë edhe i gabonin koordinatat dhe -, si pasojë e asaj - ata i dëmtonin dhe i vrisnin vëllezërit e tyre ushtarë.

Unë e trajtoj si detyën time prioritare, që këtë kapitull, nga ajo luftë aq e tmerrshme, lexuesit të interesuar dhe vigjilent të ja sjellë para syve dhe përmes këtu edhe botërisht të ja dëshmoj. Këtë unë jua „kam me borxh“ atyre, të cilët e kanë mbijetuar luftën, e sidomos atyre, të cilët ranë në luftë për liri (e në veçanti familjeve të dëshmorëve). Prandaj edhe ato ngjarje fort tronditëse e të tmerrshme të luftës, nxirren nga të gjitha anët në sheshin e dritës dhe këto dokumentohen për botën pasuese.

Të gjitha këto, unë si autor, i kam thënë me detaje dhe vërtetësi. Duke ditur se historiati i kombit tonë, shumë të çmueshëm Shqiptar, tanimë nuk trashëgohet vetëm gojarisht, por fatmirësisht ky transferohet edhe me shkrim. Kështu që në veprën time janë të interpretuara në formën më të drejtë të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës. Por jam i bindur se ky kapitull historik, kaq kapital, i emërtuar si panteon i një kombi, nuk lejohet kurrë që të tretet në pluhurat e harresës. Sepse ne vetëm kështu mundim, njëherë e përgjithmonë, të mësojmë nga gabimet.

Libri përbën një kontribut, jo të papërfillshëm, për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, shpresoj se çmohet nga lexuesit, që do ta marrin në duar.

Më lejoni, që me disa përmbajtje, të ju afroj disa fragmente leximi provues nga vepra ime e lartpërmendur:

Çfarë mua shumë më brengos, është fakti se edhe mbi heroin e kombit, Astrit Sulin, i cili gjatë gjithë kohës - po ashtu edhe në frontin e tmerrshëm të asaj lufte - ushtari im ishte, kandidatë të ndryshëm, të imagjinuar e të turbullt, ia lejojnë vetvetes të trillojnë tekste, këto të cilat askund farën e së vërtetës nuk e kanë.

Kështu që një ish-ushtar i thjeshtë, këtë të cilin unë, në frontin e luftës, e mora, e bashkangjita dhe e integrova në strukturën e togës (në vijim-të kompanisë) sime të luftës -, me qëllimin për t’ia shpëtuar dhe ruajtur jetën, meqenëse këtë ushtar atëbotë e kishte braktisur „komandanti i vetë, i shpifur“ (duke e ditur se eprorët e kalibrit të atillë shpeshherë i pati marrë gjumi në gjirin e mjegullës së rakisë shqiptare në bjeshkët e Pashtrikut) - i lejon vetvetes që mbi kryeveprën e guximit, mbi të ndjerin, mbi heroin Astrit Sulin, të thurë madje edhe të botojë në gazeta vetëgjykuese trillime e mbishkrime, këto të cilat askund të së vërtetës nuk i ngjajnë!

Popujt, të cilët kanë traditë shtetformuese nuk do t‘a kishin toleruar kurrsesi të pavërtetën e atillë. Shtetet kompakte, në të cilat respektohet ligji dhe regullat ligjore, me siguri se trillimet dhe intrigat e atilla të imagjinuara, do t‘i kishin paditur dhe përndjekur penalishtë. Sepse heroi vezullues dhe fort i guximshëm, Astrit Suli, ka vuajtur shumë më tepër nga disa ‚shqipfolës‘ me prejardhje kosovare, sesa nga vetë armiku i përbetuar sllav, të cilin ne tanimë e kishim në frontin e luftës.

Kështu që unë, si epror i parë dhe më i afërmi i Astrit Sulit, nga fronti i asaj lufte të egër dhe të kobshme - me dijen dhe vetëdijen time më sublime, me përvojen luftarake dhe kualifikimet e mia ushtarake dhe duke u bazuar në arkivin-sekretin ushtarak nga fronti i luftës -, deklaroj dhe dëshmoj më sa vijon:

Se heroi kombëtar, Astrit Suli, shumë më tepër është dëmtuar nga ‚komandantët‘ jo të arsimuar, pjesërisht edhe analfabet, ‚shqipfolës‘ e njollosës me prejardhje kosovare, sesa vetë armiku i përbetuar sllav këtë arriti t‘a bëje. Dhe unë ju apeloj të gjithë atyre ‚kriminelëve‘ të lapsave dhe ‚kleptomanëve‘ historik të tavolinave, që menjëherë të pushojnë me përralla të kota dhe gjepura, të mos e etiketojnë e ofendojnë ish-luftëtarin tim, heroin Astrit Sulin. Ai nuk është i vdekur, meqenëse jamë unë i gjallë. Dhe ju siguroj, se unë nuk do të heshtë më, por do t’ju kundërvihem protagonistëve të atillë, të cilët agojnë si hije të zeza, apo si ‚këpurdhat e helmueshme mbas rrebeshit‘, të cilët i japin vetvetes të drejtën besa edhe emrin tim të e cekin nëpër gjepurat dhe trillimet e tyre me gabime të panumërta gjuhësore dhe me drejtshkrim deformues dhe aspak produktiv. T‘a lënë intrigën e shkrimit dhe të pushojnë menjëherë me turpin e tyre të deritanishëm për shtrembërimin e historisë (ata të cilët „e kanë parë luftën nga transheja e tyre“), të cilët as kokën nuk mundnin të e ngrisnin lartë, nga paniku dhe papërvoja ushtarako-luftarake, të cilëve unë jua shpëtova prapanicat … e edhe jetërat … Është fatkeqësi nacionale fakti që edhe të këtillët e kanë marrë sot -, në emër të anarkisë, të forcës dhe të korruptimit - të drejtën të raportojnë nëpër portale të gazetave të pafajshme, përmbi atë akt kapital lufte, të cilin hileqarët e lartpërmendur në t‘vërtetë s’e kanë parë dhe nuk e kanë kuptuar fare. Unë do të bëj ç’mos, që t‘a ruajë integritetin e luftëtarit tim të lirisë, ashtu edhe dinjitetin tim personal.

Të nderuar miq, në vazhdim i gjeni argumentet bindëse të interpretuara në pika thelbësore:

Unë quhem Arber Shabanaj dhe isha eprori i parë-direkt, kryesor dhe i autorizuar - në vijen e frontit, në Betejën e Pshtrikut, gjatë Luftës së Kosovës - i heroit të rënë në luftë për lirinë e Kosovës, i Astrit Sulit. Detyra ime në luftë ishte me sa vijon: Komandant i Togës së I-rë, të Kompanisë së II-të, TF3, Brigada 128 - PASHTRIKU. Pra isha epror i një kontingjenti ushtarak, i cili përbëhej nga 31-luftëtarë. Kurse përgjatë konfliktit të armatosur, në vijim të frontit (në luftë e sipër) -, në atë situatë të jashtëzakonshme, mua më janë bashkëlidhur edhe dy togje të tjera të luftës: Toga e Ahmetit dhe ajo e Avniut, ngaqë ky i fundit vetëmse ishte thyer nga forcat e armikut dhe dashkësh të tërhiqej - pra, unë, në fakt automatikisht operova si komandant i kompanisë. Këto i dëshmojnë dhe i vërtetësojnë arkivi ushtarak i frontit të Luftës së Kosovës ashtu edhe faksimilet e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së (Shefi i Departamentit dhe Kryetari i Komisionit).

Nga këndi, apo nga perspektiva e veteranit të luftës, unë juve ju dëshmoj dhe deklaroj, se ‚lufta‘, si term, si konflikt brutal, i armatosur dhe i tmerrshëm, është akti më i kobshëm, të cilin faktori njeri ndonjëherë e themeloi. Mirëpo populli Shqiptar nuk e pati të drejtën të e zgjedhë simetrinë e rrethimit kufitar me popuj të kulturuar dhe paqësor, siç janë Holandezët, Belgët, Zviceranët e të tjerë. Meqenëse neve këtë na imponoi automatikisht dyndja e madhe e popujve. Kështu që, kur një popull i shtypur, siç është populli Shqiptar, ka në kufijtë e vet një popull ekstrem radikal dhe tejet uzurpues, siç është populli ‚Sllav‘ (serb), atëherë imponohet shpeshherë edhe konflikti i armatosur.

Kur pati shpërthyer Lufta në Kosovë, unë jetoja në Gjermani, ku e kisha siguruar një jetesë me standarde më të frytshme; kam qenë në marëdhënie pune, kisha banesën time dhe qëndrim të siguruar. Pra unë i pata pasur të gjitha. Por vetëdija e ime personale dhe kombëtare dhe vetë talenti im në sferën ushtarake, më drejtuan për në frontin e luftës. Kështu që, unë, në luftë shkova në mënyrë vullnetare dhe atje u instalova si epror i kualifikuar ushtarak.

Kur Lufta e Kosovës dhe akti im i luftës qenë kryer, unë u ktheva mbrapa, në Gjermani, aty ku edhe pata qenë i vendosur, meqenëse mua -, në radhën e parë - më duhej të merresha me plagën që e kisha marrë në luftë dhe me sëmundjen e rëndë në mushkëri, të cilën po ashtu lufta ma pati dhuruar. Pra, të kontrollohesha më tutje dhe të mjekohesha. Dhe unë nuk kategorizohem nën speciet e atyre individëve, të cilët me fanatizëm dhe me dëshirë të flaktë, veten e tyre me „komandantë“ e titullojnë! Pjesa dërmuese e të cilëve patën marrë pjesë në „luftë kundër plazhit të Durrësit“ e „kundër klubeve të Tiranës“. E në kohën e paqes, në emër të ligjit të dhunës - të t’fortit pra -, do t’ia merrnin popullatës edhe kafshatën e gojës. Në fakt Kosova ka akoma më tepër „komandantë“, sesa fabrika! Përderisa Hamburgu, si qytet, i ka afër 1.800.000 banorë, e Kosova e përvuajtur - si shtet para së gjithash -, për fat të keq, sot, në tërësi, ndoshta as kaq banorë nuk i ka!

„Uji i qetë është i thellë“, do të thoshte një fjali e urtë. Prandaj unë deri më sot edhe kam heshtur fare, sepse nuk doja të bija në atë nivel të ngjashëm - tejet të ulët - me ata protagonistë, të cilët e manipulojnë historiatin tonë të shkëlqyeshëm kombëtar. Mirëpo tani e verifikoj si fort të pashmangshme, të ju them atyre „kriminelëve të lapsit“: MJAFT MË! Duke e ditur edhe faktin se „e vërteta është bija e vetme e kohës …“

Kështu që, tërë kohën, më brengosnin shumë disa dezinformacione të afateve të kaluara. Prandaj ju lutem më lejoni, vetëm pesë fakte në detaje t‘ju dëshmoj:

1. Në tekstin jashtëzakonisht të pavërtetë, dezinformativ dhe të keqpërdoruar të portalit të ashtuquajtur „Pashtriku.org.“, nga data 29.05.2018, ceken emrat e gabuara të sanitetëve, të cilët heroit të rënë, Astrit Sulit, ndihmen e parë ia paskëshin afruar. Sanitetët e vërtetë të heroit të lavdishëm ishin Sevdija, Shkurta, Shehidja (ish ushtarë/luftëtarë të mi, të cilëve unë personalisht, në frontin e luftës, atë detyrë jua pata përcaktuar dhe besuar). Përgjatë rreshtave të atij teksti difuz, trillohet gjithashtu, se Astriti iu paska drejtuar dikujt me citimin: „Drenicë“! Kjo është tejet qesharake, prej vetë faktit, se heroi i lartpërmendur ishte i pajisur me një nivel të lartë të inteligjencës. Kështu që ato pseudonime fort të sipërfaqshme, jo edukative dhe jo të civilizuara -, siç janë „Drenicë“, „Gjakovë“, „Ujmirë“, e tjera, me të cilat po u emërtuakëshe bashkëbiseduesi - nuk përshtaten, por bien në konflikt me të vërtetën dhe me profilin e mrekullueshëm të heroit, prandaj si të pavërteta hidhen poshtë dhe anulohen në mënyrë kategorike.

2. Në kuadër të atij teksti dinak në fjalë, janë të publikuara edhe disa fotografi: Në radhë të parë fotografia në ditën me Diell, kinse me heroin fort të guximshëm - të rënë në luftë për liri -, me Astrit Sulin në të. Përderisa Astriti, aty rreth orëve të darkës, pra në orët e errësirës ka rënë dhe kurrsesi gjatë ditës. Perpos kësaj, ajo sanitetja e imagjinuar në fotografi, është duke u zgërdhirë, thuajse të paskësh qenë në dasmë! Përveç kësaj edhe personi i shtrirë, i cili duket në fotografi, nuk ngjanë i vdekur, por - e shumta - i plagosur. Njëkohësisht në prapaskenë dallohen protagonistë të tjerë, të cilët janë të shtrirë apo qëndrojnë ashtu në këmbë, pa asnjë angazhim, thuajse ndodhkëshin diku në ndonjë piknik dhe jo kinse në frontin e luftës! Këto skena të shtjelluara në detaje, e imponojnë lexuesin të e krijoi bindjen, se ngjarja mund edhe të jetë e imagjinuar përgjatë ndonjë xhirimi fort të cekët filmik, regjisori i të cilit edhe një njeri tejet evaziv do të kishte qenë. Për t‘u orientuar më mirë, shumë të nderuar lexues vigjilentë, fotografinë e porsa definuar e kam shenjuar me numrin „1“. Turpi i dinakërisë së tekstit të botuar në portalin që është përmendur më lart, shfaqet në fotografitë poashtu të shenjuara me numrat „2“ dhe „3“. Në fotografinë me numër „3“ heroi, Astrit Suli, bart një mjekër të përshtatshme pedante. Gjithashtu edhe në fotografinë nën numrin „2“.

Në fotografinë me numër „2“ shihet qartë para së githash komandanti i Togut të I-rë (të Brigadës 128-Pshtriku), Arber Shabanaj - unë pra -, bashkë me luftëtarët e asaj lufte. Në mes të tyre, Bujar D., Shemsi T., Shkelzen A., Astrit Suli e të tjerë. Në fotografinë me numër „2“, unë e kam theksuar vetveten dhe heroin e kombit, Astritin, me një formë gjeometrike, apo paralelogram, në mënyrë që ju këto të dyja më mirë t‘i spikasni. Në këtë fotografi shihem unë - pra, Arber Shabanaj -, që me duart e mia e formoj simbolin e flamurit kombëtar, simbolin e shqiponjës tonë. Astriti mban në dorë armën e tij personale automatike, të luftës. Në këtë fotografi dallohet Astriti gjithashtu fort mirë me mjekrën e tijë karakteristike. Përpos kësaj, heroi i lavdishëm -, sikurse edhe pjesa dërmuese e luftëtarëve atëbotë -, kishte të veshura rrobat e Ushtrisë Gjermane (die Uniform der deutschen „Bundeswehr“). Kurse protagonisti (ndoshta „falsifikues“, i teatrit me hile) në fotografinë numër „1“ nuk i bart kurrsesi rrobat e Astrit Sulit, por i ka të veshura rrobat e një armate krejt tjetër. Neve, atëbotë, na mungonin me ditë të tëra, gjërat ndër më elementare, siç janë; uji, buka dhe municioni. E lëre më të i paskëshim pasur mundësitë, përgjatë manifestimeve të tmerrshme të asaj lufte, edhe gardërobat permanent të i ndërronim! Një palë veshmbathje i kishim më, secili nga ne.

3. Protagonisti i shtrirë në fotografinë e cekur, as mjekrën simpatike dhe karakteristike të heroit nuk e ka dhe, sidomos fizionominë e atij, jo se jo. Duke mos e harruar se paralelisht -, nën ato çaste të tmerrshme - ishte duke u zhvilluar ‚Ofenziva e 3-të e Pashtrikut‘. Kështu që mua, si epror i njësitit të cekur, në vijen e frontit të luftës, më është dashur mbi 120 metra të zvarritem -, sa më shpejt që ishte e mundur, nën ato kushte luftimesh të tmerrshme - për të mbërritur tek i ndjeri dhe për t’ia mbyllur sytë Astritit. E si paskan mundur të bëhen fotografitë e atilla dhelparake, nën kushtet e cekura? Pos të tjerave, individi, i fotografuar aty, nuk i ngjanë kurrë Astrit Sulit. Sepse heroi i kombit ka ndërruar menjëherë jetë, kurse „aktori i turpit“, në „panoramën e sajuar“, është akoma i gjallë …! Ju lutem krhasoni edhe ju vetë, shumë të nderuar lexues vigjilent. Dhe nga këndi neutral, ju, në vazhdim, me siguri se e shtroni pyetjen tuaj krejtësisht legjitime: Pse vallë, kaq lehtë po u manipuluakan historia kombëtare dhe dinjiteti, integriteti dhe sovraniteti i heroit të kombit?! Dhe për çfarë të bëhen (kinse) ato fotografi me një dëshmor të rënë në luftë?! Fotografitë e atilla të shpikura janë pra turpërisht të botuara nëpër portale evazive dhe jo profesionale të Internetit (TURP)!

Të dashur lexues, njerëz të drejtë dhe jopartiak, këto janë argumente në detaje të kuptueshme dhe transparente, të cilat neve na dokumentojnë, se i pandehuri i tekstit të turpshëm hibrid -, i cili në portalin e ashtuquajtur „Pashtrilku.org“, më datë 29.05.2018 u botua -, aspak afërsi e miqësi me heroin Astrit Sulin nuk kishte. E lëre më t‘i posedoi autorizimet për t‘a kuptuar frontin e sapoemëruar të tmerrit, Frontin e Pashtrikut dhe, si pasojë e asaj, t‘a fitoi të drejtën, të formuloi komente tejet evazive dhe difuze. Unë nuk dua që të pandehurin e tekstit, Sheiton S., si një njeri të keq t‘a emërtoj. Ndoshta kët e ka detyruar, apo imponuar ndonjëri nga protagonistët e sipërpërpërmendur të tmerrit, që t‘a trilloi dhe botoi atë text fort të padenjë dhe të pajisur me energji negative. Mua më vjen keq, se protagonistët e papërgjegjshëm, sot e asaj dite, botojnë artikuj të paskrupull dhe - me një normë të atillë amorale - ia ofendojnë inteligjencën masës së gjerë popullore.

Unë do t’a mbështesja përzemërsisht një reformë, e cila individët e „akteve të tmerrit“ do t‘i zhvishte nga lëvozhga hileqare dhe t’ju jepte njëherë e përgjithmonë të kuptojnë, se populli Shqiptar nuk është më analfabet dhe i shtypur akoma nga thundra e kolaboracionistve me pushtuesin katil sllav - atyre, të cilëve, për fat të keq, edhe në ditën e sotme ju lejohet të jenë aktiv -, të cilët ëndërrojnë që pupullit Shqiptar „sapunin për djathë t‘ja shesin“! Por pupulli jonë ështe i ngritur, vigjilent, i shkolluar dhe se historia e kombit tonë - FALË ZOTIT, tani e tutje - nuk interpretohet më vetëm gojarisht, por kjo kultivohet dhe dokumentohet edhe me shkrim, prandaj edhe nuk shtrembërohet! Tekstin e sipërpërmendur unë e kamë regjistruar si „Link“, në mënyrë që ju t’a analizoni, t’ia bëni ekspertizën dhe njëherit edhe ju vetë për këtë të bindeni. Gjithashtu edhe fotografitë e përmendura janë të regjistruara në „format-fotografik“, këto të cilat unë me numrat identifikues i shënjova dhe të cilat ju në vazhdim mundni t‘i gjeni:

4. Komandant Arber Shabanaj nuk është tërhequr nga lufta. Meqenëse kapitulloi logjistika dhe ç’do furnizim i domosdoshëm i luftës dështoi (ne ngelëm 4-ditë pa bukë dhe 2-ditë pa ujë, pa municion), na u dha urdhëri - që të gjithë - të tërhiqeshim: Pra unë, Ahmeti, Isa A., Avniu, gjithashtu edhe Fazli B. Dhe, në fakt, nuk pata më forcë që edhe në vijim duarkryq të vështroja se si prej garnatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ushtarët e mi plagoseshin, besa edhe jetën e tyre e humbnin. Para së gjithash, jua rikujtoj atyre pëgjegjësve të pazoti, të cilët ndoshta akoma vuajnë nga „sindroma e harresës“, se edhe unë u plagosa në betejat e Pashtrikut dhe se isha i ballafaquar po ashtu me një infektim akut të mushkërive, i cili kërkonte kurim mjekësor urgjent dhe intensiv. Këto i dëshmojnë vizitat e mia të menjëhershme mjekësore, sikurse në repartin e rëndomtë mjekësor të frontit të asaj lufte, gjithashtu edhe në vizitat e vazhdueshme nëpër spitalet pasuese.

Absolut e vërtetë është se, meqë mua më qe deshur t‘i qasesha shërimeve preventive mjekësore dhe t‘i respektoja ato, në fakt trupat e UÇK-së -, të cilat vepruan bashkë me mua në frontin e luftës - asnjë milimetër më nuk arritën të reagojnë apo të operojnë në sferën luftarake. Meqenëse në prag të këtij zhvillimi të papritur, Lufta e Kosovës, kështu e ashtu, vetëm se kishte përfunduar dhe unë, misionin tim të luftës, me nderë, me krenari, me konsideratë dhe respekt të gjithanshëm e pata realizuar.

Në të vërtetë, me ato suksese të luftës, të cilat unë - me luftëtarët e mi fort të guximshëm -, gjithashtu edhe kolegu im, i ndjeri Safet Peci (bashkë me ushtarët e tij) i arritëm, mburren edhe sot e kësaj dite të tjerët, besa edhe ata të cilët frontit dhe betejave të asaj lufte as aromën vdekjeprurëse nuk ia patën shijuar …! Këta, të cilët, patën aguar në tokën shqiptare, në tokën e Shqipërisë, duke pjekur e kapërdirë suxhuk shtëpiak kosovarë, këta - të cilët e patën ngrënë bukën e ushtarëve tejskajshëm të etshëm e të uritur -, të cilët edhe ushtarët e vet i granatonin me thërmijat vdekjeprurëse të granatave, duke i plagosur rëndë kështu e besa edhe duke i vrarë ushtarët e mi, këta pra, të cilët asnjë sukses të ardhshëm më dot nuk e patën arritur. Në këtë kontekst, të dashur lexues, më lejoni që, si një lloj lapidari, t’jua sjell ndërmend kët varg fort adekuat, i cili sqaron me sa vijon:

„Në folenë e shqiponjës çelin vezë edhe qyqet!“

5. Heroi Astrit Suli ka vuajtur tmerrshëm nga disa pseudokomandantë ogurzi kosovarë, në Qendrën Stërvitore të Burrelit të Shqipërisë. Dhe në frontin e luftës, mu në atë ditë, kur dëshmori, Astrit Suli, ndërroi jetë, ne - ushtarët e mi, bashkë me mua - i kishim 4-ditë mbrapa neve, qëkur nuk kishim ngrënë dhe 2-ditë pa pirë fare. Përderisa të ashtuquajturit „komandantët“ Ruzhdi S., Ilmi K., Pjetër Sh., Agmutti Mehani e tjerë, piqnin suxhuk shtëpiak të Kosovës, pinin raki rrushi e qumësht të bagëtive, flinin në kullën dykatëshe dhe shihnin televizor, matanë kufirit, pra në Shqipëri. Këta të fundit, ishin të armatosur deri në dhëmbë, me armët më moderne dhe ruheshin nga një togë e gjysmë ushtarësh (diku mbi 48 veta), nga toga e ‚POLICSHKISË USHTARAKE‘ (së atëhershme …) të Burrelit. Dhe nga kush ruheshin? Nga vet ushtarët e UÇK-së, për padrejtësitë dhe terrorin, të cilat këta, me kafshërinë e tyre, mbi - neve - ushtarët e vet, fare të pambrojtur, sikurse në Burrel, po ashtu edhe në buzë të frontit të luftës, pra në kufirin me Kosovën, i ushtronin.

Kështu që protagonistët e përmendur më lart, me ligjin e dhunës, i uzurponin armët moderne, jua ndanin bukën dhe ujin ushtarëve të lirisë, pëderisa ish-luftëtarëve të mi, ju duhej, me armë defekte dhe me barkun tejet të zbrazët, në vijen e frontit të luftës burrërisht të përballeshin …! Në Burrel -, sidomos pseudokomandantët e shpifur kosovarë me prejardhje nga Drenica - e trajtonin të ndjerin Astrit si „agjent grek“, gjegjësisht si „agjent serb“ dhe donin t‘a eliminonin mbas shpine. Shumica prej individëve, të cilët janë cekur më lart, e ofendonin të ndjerin me sa vijon: „Hajt mara rrebeli i Shipnis“, „hajt mara grek, mara grekofill“, „ti as shiptar mara s’je, hej!!!“, e tjera, e tjera, e tjera …!

Këto janë ato dukuritë negative, të cilat janë prezente tek shtresa shkurtëpamëse (pra jovigjilente) e popullit tonë. Kjo shtresë, e cila e urren dhe e shkatërron talentin e vet, sepse është mësuar të udhëhiqet dhe të shtypet nga dora e të huajit. Unë ia kam ruajtur frymën Astritit, se ky vërtet ka qenë më trim, më atdhetar, fort më i zgjuar-intelligjent dhe më i bukur se pjesa dërmuese e kosovarëve, atëbotë të stacionuar në Burrel. Unë e kuptoj, se mediat e pandërgjegjshme, botojnë gënjeshtra madje edhe intriga. Dhe se ato ndoshta janë edhe të imponuara t‘i bëjnë reputacion heroit të kombit, ish-luftëtarit tim, Astrit Sulit. Duke u munduar kështu „të pastrojnë fekaliet me urinë“ (më falni për shprehjen ju lutem), meqenëse e kanë „mizën nën kësulë“ - duke u bazuar në faktet dhe dëshmitë e përmendura më lart -, në lidhje me padrejtësitë e mëparshme të emërtuara. Kështu që, mua, do t’më vinte shumë mirë, nëse do të komentohej edhe mbi ish-kolegun tim epror nga ajo luftë fort e tmerrshme, mbi heroin Safet Pecin. Sipas mendimit tim, vepra e heroit të guximshëm, Safet Pecit, nuk po çmohet ashtu siç është merituar të çmoheshe.

Kjo është faqja reale e luftës, shumë te nderuar miq. Sipas mendimit tim, është koha qëkur, që njerëzit, njëherë e përgjithmonë, t‘i lënë më imagjinatat absurde dhe intrigat, se sot i kanë mbi të 50-tat e besa edhe mbi të 60-tat e tutje. Mjaft më u mburren ata, të cilët nuk e meritojnë, me veprat dhe gjakrat e të tjerëve, të cilat pafajshëm janë derdhur.

Kështu që nëse doni vërtet t‘a dini, se kush e ka bërë luftën në Pashtrik dhe kush arriti t‘i korr sukseset e plotfuqishme nga ajo luftë, atëherë unë ju preferoj t‘ju drejtoheni videoportalit ‚YouTube‘. Aty i gjeni pseudokomandantët e panumërt, të cilët në ‚Gorozhup‘ (në zonën e Pashtrikut) na „paskëshin luftuar kundër mishit të pjekur dhe suxhukut shtëpiak të Kosovës“, të cilët na qenkëshin intervistuar nga pseudogazetarët e kalibrit të portlait të përmendur më lart. Nëpër videot e përmendura spikaten pseudokomandantët e ndryshëm dhe të panumërt se si njëri gjatë intervistës njërën dorë e mban në xhep të pantallonave, kurse në të tjetrën e ka shishen me përmbajtje të një lëngu të panjohur në brendësinë e saj! Ndërsa tjetrit nuk i mjafton vetëm goja për të folur, por flet edhe me gjymtyrët e sipërme, përderisa pseudokomandanti i të gjitha kompanive, të cilat ishin aktive në luftë, e flet aq rëndë e aq pakuptimshëm gjuhën Shqipe, saqë tjetrit i „bëhet gusha“ duke e dëgjuar, meqenëse trillimi e këtij nuk kuptohet fare. Kurse tjetri -, ish-komandanti i skuadrës së I-rë të Togës sime të atëhershme të luftës (të cilin unë si vartës fort besnik, si djalosh stabil e luftëtar trim e njihja), i cili gjatë periudhës së Luftës së Kosovës në fazë të adoleshencës ndodhej) - nuk ka turp fare, përderisa ky në intervistën e përmendur dhe të turpshme në mënyrë të pasrupull dhe me gjuhën e tij ekstrem të rraskapitur Shqipe, haptazi gënjen! Meqenëse egziston mundësia që këtë kandidat të gjorë edhe t’a kenë manipuluar, duke e ditur, se ky nuk e ka ndonjë përgatitje shkollore ‚alamet inferiore‘ (pra, është i pajisur edhe me tiparet tipike të një servili). E tjerë, e tjerë …!

Dhe emëruesi i përbashkët i intervistave të këtilla të pandërgjegjshme klanore - i kësaj fatkeqësie mbarëkombëtare - identifikohet adekuat me këto sinteza:

I. Derisa njëri prej pseudokomandantëve, të cilët u përmendën më lart, do t’ia kishte dhënë ushtrisë së vet komandën për të sulmuar, sigurisht se armiku sllav (serbi) ndërkohë vetëmse do t’i kishte hedhur tri predha në drejtim të ushtarëve! Sepse gjuha fort e molisur Shqipe -, që na e folkan këta epror të rremë ushtarak, është tejet e rëndë (thuajse shumicës prej tyre t’ju kishte ngelur miu i ngordhur në fyt) dhe nuk përshtatet fare as me stilin dhe as me etimologjinë e termit epror ushtarak. Duke e ditur se një epror i vërtetë ushtarak është orator i fuqishëm dhe trajtohet si një lloj tempulli i armatës në një shtetit të shëndoshë.

II. Unë shpreh keqardhjen time për fatin fort regresiv, se edhe personat pengues në fjalë jua dhënkëshin vetvetes të drejtën të flasin në emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i degraduar dhe deformuar kështu sukseset sublime (të plotfuqishme), të cilat - duke iu falënderuar ushtarëve të mi dhe mua personalisht, gjithashtu edhe Safet Pecit dhe ushtarëve të tij - u arritën në Frontin e Luftës në Pashtrik. Duke e çrregulluar dhe shëmtuar kështu edhe emrin e shndritshëm të UÇK-së dhe njëkohësisht duke e njollosur dhe deformuar zhvillimin historik mbarëkombëtar.

III. Unë nuk e kam akoma të qartë, se si i vetëquajturi „komandanti i të gjitha kompanive“ e posedon forcën morale dhe karakterin personal të flet nëpër mediet sociale pavërtetësi. Vallë si nuk i vjen turp të fsheh të vërtetën e të thotë me qëllim gjëra jo të vërteta pa u skuqur fare në fytyrë! Sinqerisht, po e pyes vetveten: Vallë ku paskam qenë unë - atëbotë - përgjatë atyre betejava tejet të tmerrshme dhe fort intensive në Frontin e Pashtrikut, përderisa emri im dhe sukseset e mia - si kryevepër a atij fronti ekstrem të tmerrshëm - fare nuk përmenden! Vallë i paskam ruajtur unë delet atëherë, apo si?! Unë poashtu sinqerisht po e pyes vetveten: Vallë a nuk na qenka ky pseudokomandant i tanishëm po ai Fazli B. i atëhershëm, i cili atëbotë përmes telefonit të tij (nën parullën personale „Vullneti 55“) më thërriste mua në telefonin tim (nën parullën personale „Vullneti 62“) dhe emocionalisht më falënderonte dhe më përgëzonte për sukseset, të cilat ushtarët e mi dhe unë në frontin e asaj lufte fort të tmerrshme i patëm arritur? … Përderisa emri im dhe sukseset e mia sublime nuk përmenden fare! Vallë çfarë eprori na qenkëshe ky, i cili pa fije turpi e fsheh të vërtetën dhe me „kryeneçësi llapjane“ mundohet nënoficerit të vet me intriga të ia grabit meritat personale të shkëlqyeshme të luftës, me të cilat qëmoti ky edhe vet u mburr dhe njëkohësisht me atë hap e denigron dhe e deformon zhvillimin e rrjedhshëm historik mbarëkombëtar. Ja pra, në këtë rast, vargu fort adekuat, prapë na mëson se: „Në folenë e shqiponjës, vërtet edhe qyqet vezë po çelkan!“

Ndaj sot, ende pa u tharë gjaku i dëshmorëve të lirisë së Kosovës dhe pa u mbyllur plagët e luftës, unë po e mbyll këtë - përmbajtje - tërësi të përbërësve, duke ju këshilluar me sa vijon:

- Mos e lejoni atë, që nuk e meriton, t’ju udhëheq, sepse thjesht jeni fort të vuajtur dhe tepër të mirë e me ta në krye do të vuani edhe më tutje.

- Mos të veprojmë edhe ne si egoistë; pra, duke menduar se meqenëse vuajtëm ne, le të vuajnë edhe pasardhësit tanë!! Mosni, ju lutem!

- E lus lexuesin e përmes tij edhe popullin tim të dashur që veprimtaritë e stilit të hienës, t’i nxerrin nga tregu i deritanishëm i maskimeve pseudopatriotike, që „kontributet e tyre“ t’i vënë në peshore dhe t’i gjykojnë për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë, duke i barktisur jo vetëm luftëtarët, por edhe idealet e lirisë, të cilave ne dhe një popull i tërë iu ishim përkushtuar! Djemtë që u vranë në lule të rinisë apo të tjerët që morën plagë në trup e në shpirt, i akuzojnë ata!

- Lavdia i mbuloftë përjetë dëshmorët e UÇK-së dhe turpi karrieristët ushtarakë!

- E vërteta është bijë e pavdekshme e kohës. Kështu edhe unë, siç ju premtova ushtarëve të mi, këtyre njerëzve të vuajtur, trima e besnikë të idealit të lirisë, ashtu edhe po veproj: I hodha në letër të gjitha të vërtetat e asaj lufte dhe të atyre ditëve të përgjakshme. S’janë thjesht të miat! Është e vërteta që flet!

- Eprori i lig është në gjendje që të shkrijë një armatë të tërë, vetëm që nesër të marrë për vete medaljen e gjakosur me gjakun e dëshmorit …

Libri mund të porositet në Buchhandel.de (Amazon, Thalia) & përmes Shtëpisë Botuese Agora (e gjeni në çdo librari. Lexojeni ...):

Arber Shabanaj „Lisi i gjakut” („Kur fjalët vrasin”) Roman 324 faqe ISBN 978-3-7584-5595-7 19,99 EUR Shtëpia Botuese „Neopubli GmbH“ / „Epubli“ 10997 Berlin 1. Auflage April 2023 & 336 faqe ISBN 978-9928-3122-3-5 Çmimi: 1000 Lekë Shtëpia Botuese Agora Tiranë, nëntor 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat