A do të ishte zbulim i mrekullueshëm
Atëherë kur do të bindemi se jemi unikë,
Dhe jo vetëm, çdo njëri e ka një marrëzi
Nuk ka asgjë që ndodh aksidentalisht
Sëcili prej nesh është një kombinim me bisht.
Nuk do jemi një kombinim i veçantë
Apo një kombinim me qëllim të caktuar…
Sikur ta besonim se dhe përtej botës tjetër
Do të ishte gjithçka e krijuar si mutacion
Të mbështjellur në një vnash dhe iluzion.
Mos thuaj asnjëherë dhe mos e besoni
Se nuk mundemi një kontribut për t’dhënë,
Bota është një lëmsh që nuk mbaron kurrë
Ju mund ta plotësoni vetëm një numër të saj
Dhe të zbuloni se keni zënë vetëm një skaj.
Nuk mund të thëmi se nuk kemi bërë asgjë
Nuk kemi dëgjuar asnjëherë plotësisht,
Nuk kemi qeshur sepse nuk kemi pasur gëzim
Nuk kemi qarë sepse nuk kemi pasur hidhërim,
Dhe nuk kemi njohur asnjëherë dëshpërim.
Sikur të ankohesh, gojën ta mbyllin milingonat
Kur shmangemi, duke jetuar në një botë tjetër,
Por, nuk i përngjanë askujt për të qenë njerëzor
Të ngisim ura që të vijnë njerëzia drejt teje me dashuri
Dhe çfarë të duhet më shumë se të jeni vetëm-njeri!.