Ishin dy vëllezër,
njëri katolik, tjetri islam,
por kombin e kishin
të njëjtin ideal.
At Shtjefën Gjeçovi nga Zymi i Hasit,
shpesh udhëtonte për në Berishë,
për ta vizituar vëllanë e tij,
plakun gjenial Tahir Berisha,
për t’i trajtuar bashkarisht
fatet e shqiptarësisë
në rrjedhat e historisë.
At Shtjefën Gjeçovi
mbetet një mësues,
historian dhe etnolog,
që përhapi arsimin
dhe kulturën shqipëtare
në një kohë
kur regjimi serb
i kishte ndaluar shkollat shqip
dhe vriste të gjithë ata
të cilët mundoheshin,
qoftë edhe tinzisht,
për ta zhvilluar
gjuhën dhe kulturën shqipe.
Një mëngjes,
gjandarmeria serbe
e vrau priftin, mësuesin,
historianin dhe etnologun,
At Shtjefën Gjeçovin,
vetëm pse kishte vendosur
për ta përhapur
gjuhën dhe kulturën shqipe.
Posa ndjeu
Tahir Berisha,
tha: "Sot as dielli nuk ndriçon,
male e fusha janë veshur në zi,
edhe toka po vajton.
Na vranë At Shtjefën Gjeçovin,
mësuesin e gjuhës
dhe kulturës të kombit tonë.
Memoria e kombit shqiptar
kurrë këtë dëshmor nuk do ta harrojë,
si një nga burimet e dritës së arsimit,
të gjuhës dhe kulturës
të kombit tonë shqiptar,
një nga më të vjetrit
në Evropë dhe rajon."