Një akt solemn për hapjen dhe përurimin e zyrës së re të SHPSH-Tetovë !

Kultura

Një akt solemn për hapjen dhe përurimin e zyrës së re të SHPSH-Tetovë !

Nga: Mehdi Memeti Më: 31 tetor 2024 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Shoqata e pedagogëve shqiptarë-Tetovë, sot fillon me punë në zyrën e re. Vërtet, një ditë e veçantë me vlera të shumfishta, një ditë jashtëzakonshme në një atmosferë të ngrohtë pune dhe bashkëpunimi mes anëtarëve të SHPSH-Tetovë. Dita e përurimit dhe hapjes solemne të zyrës së shoqatës sonë, e cila bëhet publike sot në Kompleksin e Vjetër në Tetovë, në orën 13:00. Vendi ku do të gërshetohen punët, angazhimet, veprimtaria dhe aktivitetet e kësaj shoqate nga të gjitha aspektet profesionale ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të anëtarëve të saj.

Kuptohet, falënderimi i parë shkon për Kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, për mbështetje pa rezerva së bashku me stafin e tij. Falënderojmë për pjesëmarrjen e znj. Donika Bakiu dhe z. Nazmi Dauti, përfaqësuesit nga sektori i arsimit në nivel komunal, për na e përuruar këtë akt solemn, hapjen e zyrës së re të shoqatës, njëherësh duke përshëndetur aktivitetet e shoqatës sonë dhe duke na uruar punë të mbarë profesionale.

Falëndërimi tjetër shkon për Kryetarin e shoqatës, z. Naim Kurtishi, i cili u tregua mjaft aktiv në realizimin e një ëndërre të kahmotshme të shoqatës për të pasur një zyrë që do të jetë strumullari i të gjitha aktiviteteve të saj. Një falënderim shkon edhe për donatorët që na ndihmuan që në start me mobilje dhe pajisje të zyrës, si tavolina, karrige, laptopë etj.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për mbi 32 vite, fillimisht si aktivistë të pedagogëve shqiptarë të Tetovës dhe më pas si shoqatë. Gjithashtu, përshëndesim të gjithë të pranishmit, pjesëmarrësit dhe anëtarët e shoqatës, duke iu uruar suksese në punë, veçanërisht gjeneratave të reja të ardhshme.

Urojmë që t’i kemi shërbyer dhe të shërbehet kësaj shoqate dhe veprimtarisë së saj, natyrisht, me rritjen e numrit të anëtarëve të rinj. Megjithatë, diçka po lëviz! Tradita vazhdon.

Me shumë respekt!

Autori është anëtar i SHPSH-Tetovë

31.10.2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat