Në ditën e sotshme, është shumë vështirë për të hyrë si shkrimtar në botëm e fëmijëve e cila është rrethuar nga të katër anët me plotë rreziqe: televizorë, telefonë celularë, lojëra kompjuterike. Facebook, intagram, e pak libra, lektyra shkollore dhe revista për fëmijë. Shkaku, se: ata sot, nuk gëlltisin çdo gjë që u bie nëpër duar dhe para syve, apo u afreohet pa kritere të arrira artistike nëpër plan-programe shkollore. Qofshin ato, edhe: libra leximi, lektyra shkollore, gazeta, revista për fëmijë, dhe emisione televizive. Ushqime arsimore me afate të skaduara përdorimi për ditën e sotshme, që i rrituri e përtypë pa probleme. Fëmiu i sotshëm, pas leximit të një poezie, tregimi romani të pa arrirë artistik, nëse nuk i pëlqen, di edhe ta hudhë matanë shtratit në shportën e hedhurinave: librin e leximit, Lektyrën shkollore, dhe revistat letrare për fëmijjë, shkel e shko në shportën e hedhurinave. Që, sot: fatkeqësisht, i kemi edhe me pakicë.
Vanghea Mihanj Steryu me mjeshtri e ka kaluar këtë hendek artistik, që edhe sot ekziston mes fëmijëve dhe të rriturve pa urë kaluese edukative – pedagogjike-artistike. Guximshëm, me poezitë dhe tregimet, poezite dhe pjeset teagtrale e tejakalon Veteveten, hyne ne Boten e femijeve.
Shkurtë, po: hynë në botën e fëmijëve. I hap portat e fantazisë krah më krah, dhe i prek lojërat e tyre, jetën pa brenga. Përderisa, Luna për ta festuar ditëlindjen esaj, i shpie miqtë e vegjël edhe në pyll. Ua përzë frikën edhe nga kafshët egra. Saqë, i thotë babait, se i do kafshët! “Ato më sjellin gëzim”. Vasili, kur e pa këlyshin, sesi luante me këpucën e tij, e pastaj e çoi te shtrati. Vasili e përqafoi këlyshin.”Shkrimtarja përmes poezive dhe tregimeve i edukon fëmijët, që t’i respektojnë dhe duan të moshuarit. Gjyshin e tyre plak, që i porositë nipërit t’i sjellin ujë të ftohtë nga stërgjyshërit. I cili, edhe i shpërblen trimat me nga një ëmbëlsirë.
Vanghea Mihanj Steryu, përveçse temave të lojërave, dashurisë për Atdheun, “shtetin e perbashket” ish jugosllav, dhe problemeve tyre të përditshme të partive politike të “vëllazërim-bashkimit”, ende pa tekste dhe lektyra shkollore, ajo tek e ka ndezur tek ata, edhe si shkrimtare fantazinë e poezive për Ditën e Nesërme. Dhe, tregimeve të saj nxitet edhe dëshira e tyre krijuese - artistike.
Vogëlushen Tana, “që kishte dëshira të bukura dhe të qëndisura si zogjët në pranverë e verë, degë më degë majë pemëve. Vogëlushja, që donte të rritet e madhe dhe më shpejt të bëhet mbretëreshë.
Po, koha nuk nguteshte hap pas hapi si Tana. Koha e rriste përditë e përnatë ngadalë vogëlushen, që ngjante me një lulekuqe. Ikën pranverat, vera vjeshta dhe dimri. “Tana u rrit si zanë e bukur” livadheve dhe fushave. U trembë Tana nga koha, se u bë vajzë e maleve. Vitet po kalonin, dhe mosha po thyhej si krande. Dhe, i dëgjoi vitet, që i folën: ” - Ah, Tanë! Edhe, ne ishim të vegjël, por u rritëm dhe u plakëm nëpër vite.”Dëshira e Mitit, që të bëhet një artist dhe të luaj në cirk.
Shkaku, që: përmes tregimit fëmijët i shpie edhe në cirk. Natyrë. Artistët e cirkut, kur e vënë edhe në provë mes egërsirave. Por artisti vogël u përgjgijet përmes humorit dhe satirës me vargje: që, ata asgjë nuk kuptuan, Ditën e Sotshmse. Klouni i cirkut e kap Mitin për hunde, ta shoh se çfarë inati ka vocrraku. Mërzis, dhe bërtasë. Por Miti, nuk kishte turp. As, u mërzitë, po iu përgjigjë: Ehu, klaun hunde me flokët si iriq… Pse, më rroke nga hundët?
- Nuk e shikon se kam të ftohtë!” Dimër. Edhe, me pyetje të tjera ngacmuese artistike të cirkut të partive politike. Edhe, që: e dhash provimin për artist, u bëra anëtar i cirkut, përmes vargjeve me humor, dhe satirë për Ditën e Neësrme të “Vëllazërim-bashkimit”?!
Shkrimtarja, patjetër: di t’i bëjë për vete fëmijët ta duan librin. Shkollën, Abetaren dhe Atdheun. Edhepse, ngacmimi i vajzave dhe djemëve. Që, një ditë e zënë Diellin, dhe ia shkurtojnë balluket e Ballit, rrugaçëve për Ditën e Nesërme parashikuese. Lufta, vazhdon me libra dhe penë.
Dhe, i miqëson edhe me natyrën, Lulekuqen. Bisedën e saj me gjysh Sterjon. Dashurinë ndaj atdheut, për këngën arumune. Flamurin arumun. Shkrimtarja, veç ka hyrë në botën e fëmijëve, dhe zemrat e tyre ende të paprekura, Shpalos edhe simpatitë dhe dashuritë e tyre të para të bankave shkollore. Princët dhe princeshat e tyre: frikën, thirrjet, dhe dhëmbjet për ndarjet e papritura. Hapat e tyre mes librave për dashuri, dhe .Zanave të maleve me vallen e nuseve me pashterka të kuqe.
Tregimet e autores, përveçse porosive: kanë edhe mesazhe edukative – mësimore. Dashuri të prindërve ndaj fëmijëve, por edhe fëmijëve ndaj prindërve.
Rrugën e tyre të vështirë plotë hendeqe për t’ia arritur qëllimit, Ditën e Neasërme, që: duhet punë. Se: me punë, dashuri dhe dije të mbaruar, arrihet çdo gjë në jetë, për Atdheun
II.Pjesët teatrore
Shkrimtarja siç duket, nuk kënaqet vetëm me poezitë dhe tregimet, por i shti fëmijët edhe me gjithë botën e tyre natyrore në pjesët teatrore: Gjysh Kita, Dy shoqet: Kata me Marushen dheVizantina e bukur me Dramaturgun. Pjesë teatrore, që ngjallin kurreshtje, lojë, dashuri dhe fantazi në skenë. Jetën në fshat për ta sjellur edhe para fëmijëve të qytetit. Shakatë e gjysh Kitos, që i ngacmonte të gjithë duke ua ngjitë një bisht.
Zërian ia dëgjoi edhe një gazetare, që me ekipin e televizionit e vizitoi në fshat. Dialogu i gazetares me gjyshin, që nuk shihte televizion. Shkaku, se: kishte televizionin e vet në shtëpi. Punë të natyrës: tradita, veshje, valle dhe këngë me çifteli, Vajza të bukura,... Djemë, bilbila dhe pasuri natyrore arumune.
III.Vizantina e bukur dhe Dramaturgu
Kulminacionin artistik, autorja do ta arrij te drama Vizantina e bukur dhe Dramaturgut, duke e ilustruar me një fragment nga kënga “Dasma arumune”: Ajde bre trim, të dy të martohemi, Në kurorëzim trim eja të vemi. Nga kupa e dashurisë atje të pimë, Jetën, o trim të dy ta kalojmë…Tema e dramës është, problemet martesore të vajzave për gjetjen e një burri nga fisi. Rinjohja e vajzës me djalin gjatë shfaqjes të një drame në teatër. Njëkohësisht, kur njihet edhe me poetin Mario, i cili për ta reciton edhe një poezi daashurie. Pastaj unaza e diamantit, që i lidhë krah për krahu t’i shijojnë llokumet e shijshme tek prindërit e Vizatinës. Kohë, kur një kor me artistë të rinj këndojnë me zë: Dashuria është gëzim. Ashtu është e bukur bota, Ashtu është e bukur jeta…
Këngëtarja popullore, pas duatrokitjeve frenetike nga të pranishmit në sallë, e cila pas disa duartrokitjeve frenetike, hov mori: për Nuset, dhe vajzat e mençura, që e rrëmbyenë dasmën, zemrat e të dashurve, dhe bëhen princesha.
Në fund këndohet kënga: “Trim me sy të bukur”…