Në takimet me profesor Anton Çetta:Si po e lë Kosovën dhe çfarë t`u them kur të shkojë të Isa Boletini,Azem e Shotë Galica,Gjergj Fishta,Hasan Prishtina dhe Ylfete Humolli...?
Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë,në kujtimet e motshme,me vijnë pajada fjala e tij e shqipes së ëmbel për kohën shqiptare,për brezat,për universitetin dhe,fati i Kosovës...!
Profesori nuk harroi të flasë për trevën e Drenicës dhe për kajzit e tregimeve të gjeniut popullor,që u bën të motshme në dritën e studimeve të letërsisë popullore.
Shëndeti kishte filluar të përthekoj shtatin e tij burrëror e intelektual me hijeshinë e një burri të shqiptarisë,ku,zemra i rrihte për kombin dhe atdheun e,për dhimbjet e trupit as që bënte fjalë profesori Anton Çetta!
Në Prishtinë,koha e motshme `90 dhe dimri i madh i vetmisë nën rrethimin e regjimit fashist të Serbisë,në shtëpinë e tij për mua ishte takimi i fundit me profesorin,që,përmes dhimbjes së mushkërive e të frymarrjes,me fliste ngadale e më porosi të motit shqiptar.
- Unë së shpejti do të shkojë të Isa Boletini,Azem e Shotë Galica,Gjergj Fishta,Hasan Prishtina dhe të Ylfete Humolli e,çfarë t`u them se si po e lë Kosovën,-ishin fjalët e fundit në Prishtinë të profesor Anton Çetta