Sidomos në këtë kohë që kemi mendue, se jemi tue u rritë...
Ndërsa medomos, pa pra e pa nda, ne shumë gjatë duke pritë...
Që hiq s'jemi tu e ditë, për shumë gjëra si me i nda, e çka me ba
Dhe po heshtim si mumje, si shurdh-memec e nuk bëjmë za...
Shpeshhere po biem në grackë, greminë dhe n’pritë!
Nuk po e dim se, a është terr, a ferr këtu te ne
Apo do të na vie nga tuneli i gjatë ndonjë dritë?!
Jemi ngatërrue si keq në mendje, tru, shpirt e n’zemër;
“dhe siç duket krejt jemi verbue, nuk po na shohin sytë!”.
Nuk po mendojmë si duhet, dhe s’po njohim askënd
s’po dim se si kësaj pune aspak, si me i vu një kapak?!
Me krejt qenjen e dijen tonë njerëzore, që po e lëm pas dore
Keq që nuk po e dim dhe nuk po dojmë me ni hiq fare
Për të varfërit, të sëmurit e pleqtë tanë që i kemi
Që për çdo ditë po bëhemi gaz bote i kësj toke që jemi!
Kështu po i lëmë si shpesh here vet, pas dore pa asnjë kashore
Pa kujdes, mbikqyrje, pa para dhe idare dhe pa asnjë kore
Ndoshta është një ditë a natë e gjatë për disa të ngratë,
ose orë e zjarrtë këtë s’e kemi t’qartë, për burrat e gratë...
Këtu, kështu e ashtu, po na shndërit pa na pyet, dielli që na ndritë
Për ne që jemi duke pritë: apo agon ndonjë e bardhë ditë?!