Njëri ndër fshatarat
më pikturesk
n'hartën gjeografike t'Kosovës
dhimshëm po shopollohet.
Dikur atje dëgjohej
kënga e malësorit
fylli i bariut
dhe blegërima e qinqit
n'mbremje n'çdo shtëpi
tingllonin tingujt e lahutës
dhe mretronte
mikpritja shqipëtare
luheshin lojra tradicionale
me kapuqa dhe filgjana
Sot n'këtë perlë
t'komunes së Ferizajt
dhe gjithë Kosovës
pas luftës
kanë mbetur pakë shtëpi
ata që dikur e kanë vizituar
këtë fshat
sot kur shkojnë atje
n'çdo hap loti, lotin nuk ia pret.
duke sjellur n'kujtesë
bukuritë magjepse
dhe mikëpritjen bujare
t'banorëve t'ketij fshati pikturesk.