Frymojnë ligjet
Në çdo cep të tokës,
Na u ngritën plehrat
E i ranë kokës.
Nisen drejt Kuvendit
Me nismën nga pas:
Të vijnë në Shqipëri
Mbetjet e dynjasë.
Pyesin nga publiku:
Kjo, mos është lodër,
Një bërllok i madh
Në një vend të vogël?
Bashkë me hedhurinat
Digjen si silazhi,
dhe helmet toksike,
Nga lart-tym hashashi.
Helmet rregullohen
Në stil të shqiptarit,
Kur peshohen lekët
Me koqe t’kandarit.
Nuk thanë kot të parët
Të shtrirë përskaj detit,
- A s’është pasuria
Gjysma e shëndetit?
Deti, droga, mbetjet,
Në tregun evropian,
Na i bëjnë shqiptarët
Mbretër në Ballkan!