Kush dhe me porosi të kujt?

Kultura

Kush dhe me porosi të kujt?

Nga: Adem Bytyqi Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 08:45
Adem Bytyqi

Në një mbrëmje tragjike

n'rrugët e Prishtinës

n' tubë drunjëve n'zjarr

u dogj flamuri Dardan

njeri ndër flamujt më autentik

t'kombit shqiptar 

nga fuqitë e mëdha 

i ndarë me dhunë.

Pas këtij aktij barbarë

atyre që e dogjën këtë flamur

dhe dy milionë shqiptarëve

nga Bashkësia Ndërkombëtare

Ju është imponuar një tjetër flamur

n't'cilin nuk ka 

as edhe një simbol 

të identitet shqiptar.

Kush dhe me porosi t'kujt?

n'zjarr e dogji Flamurin Dardan

simbolin ma autentik 

t'identitetit shqiptar

t'dy milionë shqiptarëve autoktonë

që kanë jetuar n'Dardani

3000 vjet më parë

se serbët nga Karpatët e Rusisë

t'vinin n'Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat