Në një mbrëmje tragjike
n'rrugët e Prishtinës
n' tubë drunjëve n'zjarr
u dogj flamuri Dardan
njeri ndër flamujt më autentik
t'kombit shqiptar
nga fuqitë e mëdha
i ndarë me dhunë.
Pas këtij aktij barbarë
atyre që e dogjën këtë flamur
dhe dy milionë shqiptarëve
nga Bashkësia Ndërkombëtare
Ju është imponuar një tjetër flamur
n't'cilin nuk ka
as edhe një simbol
të identitet shqiptar.
Kush dhe me porosi t'kujt?
n'zjarr e dogji Flamurin Dardan
simbolin ma autentik
t'identitetit shqiptar
t'dy milionë shqiptarëve autoktonë
që kanë jetuar n'Dardani
3000 vjet më parë
se serbët nga Karpatët e Rusisë
t'vinin n'Ballkan.