Atdhetari Fetah Misini-Luzha, për çlirimin e atdheut, pa gurvarrë e emër mbi 74 vite nga regjimi serbosllav

Kultura

Atdhetari Fetah Misini-Luzha, për çlirimin e atdheut, pa gurvarrë e emër mbi 74 vite nga regjimi serbosllav

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 4 nëntor 2024 Në ora: 08:49
Atdhetari Fetah Nuhi Misini-Luzha (1908-1946)

Dëshmori, Fetah Nuhi Misini-Luzha, ishte varr i vetmuar, pa emër e gurëvarr mbi 74-rë vite, meqë familjarët, nga rexhimi serbo-jugosllav komunist, nuk u lejuan ta varrosin në varrezat e fshatit. Atdhetarët e varrosën në pronën private të familjarëve të tyre...

Atdhetari Feta Nuhi Misini-Luzha u lind, në vitin 1908 në fshatin Skifteraj, nga babai Nuhiu e nëna Azemine. Atdhetari Fetah Nuhi Misini-Luzha më vonë u vendos në fshatin Mogillë, ishte i martuar, i cili la pas vetes dy vajza: Rifadijen dhe Arjetën, mirëpo vajza e madhe Rifadija ishte jetëshkurtë, ajo vdiq pas një viti, kurse, Ajetja mbeti i vetmi fëmijë i Fetaut, e cila jetoi deri në vitin 2000, ajo la pas vetes tre djemë e tri vajza.

Në vitin 1944 kur u sulmuan shqiptarët, në festën e Bajramit, nga sebo-komunistë çetnikë në Preshevë, Fetahu së bashku me dy bashkëfshatarë të tij, të armatosur kanë shkuar për t'iu dalë në ndihmë vëllezërve preshevarë, aty i ka vrejtur ca sebë të fshatit të tij duke bërë krime mbi shqiptarët preshevarë, kur kthehet nga Presheva në Mogillë, ai iu shkon te shtëpit e atyre serbëve që i kishte vrejtur në Preshevë, dhe i pyetë ku janë mashkujt e juaj, ata thonë se nuk jemi në dijeni, mirëpo ai në betejën e Preshevës pas fitores iu kishte marrë atyre rrobat (uniformën e jashtëme të rrobave), ato rroba të vrasëtarëve serbë mbi shqiptarë iu hedh në oborrin e tyre, duke iu thënë: "Mos i prisni më, se, ata kanë shkuar për të vrarë shqiptarë", dhe kështu ata serbë të Mogillës, familjarë të tyre e kuptuan se duke vrarë shqiptarë vrasësit serbë të tyre, u vranë nga shqiptarët në Preshevë.

Me Fetahun në ndihmë për shpëtimin e shqiptarëve nga serbo-çetnikët në Preshevë ishin edhe dy bashkëfshatarë të tij: Selim Hetemi, të cilin e kap OZNA, e burgos në burgjet serbe, në vitin 1945, më vonë e pushkatojnë duke ia humbur edhe gjurmët e varrit..., burgoset edhe Shaip Rexhepi që ishte së bashku për t'iu dalë në ndihmë shqiptarëve që po masakroheshin nga serbo-çetnikët në Preshevë, edhe këtë e burgos regjimi komunist jugosllav, Rexhepi arrinë pas një kohe ta lirohet nga burgu, por, meqë gjatë hetuesisë iu kishte nënshtruar torturave të rënda shnjerëzore, pas një kohe të shkurtër ai vdes në shtëpi.

Atdhetari, Fetah Nuhi Misini-Luzha, me pushkë në dorë veproi në mal, sepse nga pushteti serbo-komunist ai ndiqej në çdo hap, prandaj ai iu bashkue grupit të Hasan Ali Remnikut, Hasani ishte edhe nip i familjes Misini, Fetahu ishte edhe bashkëluftëtar i Hysen Tërpezës. Atdhetari, Fetah Nuhi Misini-Luzha në vitin 1946, më saktësisht në muajin shkurt, ra në përjetësi nga forcat serbo-çetnike, në mal afër Shosharës. Edhe gjyshi i Fetahut, Misin Luzha, ishte luftëtar për çlirimin e atdheut, por ai në vitin 1912 në fshatin Kabsh ishte si mysafir, ai u kap nga vërshimet e ushtrisë barbare serbe në trojet shqiptare, e pushkatojnë me disa fshatarë të Kabashit.

Atdhetari, Fetah Nuhi Misini-Luzha, ishte me taban kombëtar i frymëzuar, pra, edhe nga gjyshi i tij, që të luftoj gjerë në vdekje për çlirimin e atdheut.

Atdhetarin, Feta Nuhi Misinin, pushteti jugosllav nuk i lejon familjarë të tij ta varrosin në varrezat e fshatit, por dëshmorin e varrosin atdhetarët në një varr të vetmuar dhe pa emër, pa një gurëvarr në një pronë private të familjarëve të tij, ishin këto përbuzje të pushtetit komonisto-jugosllav ndaj familjarëve të atdhetarit, dëshmorit, Feta Nuhi Misini-Luzha.

Shpresoj që institucionet tona, qoftë komunale apo qendrore, do të vendosin Gurin Memorial për patriotizmin e gjeneratave nëpër kohë, me emrat e tyre, meqë ata ishim gurthemel i udhëtimit për çlirimin e atdheut...

Lavdi e përjetëshme e Dëshmorit Fetah Nuhi Misinit-Luzha dhe të gjithë atyre që rënë në përjetësi për lirinë e atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat