Si bëhet kënga rome

Kultura

Si bëhet kënga rome

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 00:55
Kujtim Paçaku.

Nuk ka shumë marifet!

merre një grusht dhembje

shtoji ca pika loti

e pak pluhur rrugësh të pasosura

pak aromë stinësh të dashurisë

në fund

i shton erëza djegëse dashurie

dhe i hedh ca yje përsipër

dhe e lë të piqet

të piqet në zjarr të shpirtit

gjer në agim.

ja pra, kështu bëhet kënga rome…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat