Atdhetari Nuhi Gjinolli u lind më 1935 në fshatin Sllatinë e Epërme-Komuna e Vitisë, ai ishte nxënës i Normales në Prishtinë. Atdhetari Nuhi Gjinolli në vitin 1956 filloi punën arsimtar në fshatin Sadovinë e Çerkezve të komunës së Vitisë.
Nuhiu në vitin 1957 kaloi kufirin për në Greqi së bashku me bashkëfshatarë të tij, Hafiz Rexhein dhe Jahi Sylejmanin
ku, shteti grek i burgos, i kthejnë në Jugosllavi, shteti jugosllav gjithashtu i dënon me burg.
Më vonë Nuhiu punësohet mësues në fshatin Vranovc të Maqedonisë.
Shteti jugosllav më vonë atdhetarit Nuhi Gjinolli ia morën të drejtën për të punuar si mësues, prandaj atij iu dasht të punoj si shofer i makinave në koperativën bujqësore në fshatinë Dardani, që, serbêt këtë fshat e quanin Kankosiç, ishin kolon të ardhur nga Mbretëria jugosllave, ku e tërë udhëheqja ishte në përbërje prej serbo-malszezëve.
Nuhiu u konfrontua me ta për padrejtësitë që iu bëheshin atij nga kjo udhëheqësi, prandaj edhe e larguan nga puna. Nuhiu për një kohë mbeti pa punë.
Atdhetari Nuhi Gjinolli në vitet e 60-ta bënte elektrifikimin e rrymës elektrike, për të cilën kishte njohuri që nga klasa e pestë në shkollën fillore.
Për atdhetarin Nuhi Gjinollin mund të thuhet se vërtetë, shumë doktorë shkence vdesin si bujq, por pasi që kishin investime u bënë doktor. Shumë bujq në pamundësi materjale mbetën me tituj bujq, por inteligjenca e tyre e mpreht tregon se ata vdesin si doktorë shkence, i tillë ishte xha Nuhi, i aftë në shumë fusha dimensionale, atë çka ia shihte syri ia kapte mendja, ai ishte me veprime të tij favorizuese kombëtare, i pandalshëm për lirinë e atdheut...
Siç e quanin në popull xha Nuhu kishte taban kombëtar nga familja e tij, gjyshi i tij, të cilit edhe ia trashëgojë emrin, Nuhi Ibrahim Gjinolli, kishte rënë në Betejën e Kumanovës, gjthashtu edhe babai i tij, Bajrami, mori pjesë në Luftën e Kikës më 26 korrik të vitit 1944 dhe të Velegllavës me 28 qershor po të këtij viti.
Xha Nuhiu fillon prapë punën në koperativën bujqësore në Sllatinë të Epërme në vitin 1974, ku punojë deri në pensionimin e tij.
Siç e quanin në popull Xha Nuhiu ishte kontribues në fusha të ndryshme kombëtare, i rezistueshmëm ndaj fortunave të pushtetit serbo-sllav. Edhe djali i tij, Shyqeri gjinolli ishte i dënuar pesë vite burgë në emër të nacionalizmit dhe iridentizmit shqiptar.
Atdhetari xha Nuhiu ndërrojë jetë më 06.11.2024, qoftë i paharruar kujtimi për atdhetarin e madh xha Nuhiun, Perëndia e shpërbleft me Parajsë, pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim.