Premtimet e opozitës
Thonë qytetarët,
Janë humoristike.
Premtime të tilla,
I bënë edhe kur
I fituan zgjedhjet pas luftës,
Por kur erdhën në pushtet,
Ia rrëmbyen tokat Kosovës,
Sikur ato të ishin
Të ndonjë shteti tjetër.
Këta, përkundër dëshirës,
Kot e kanë.
Nuk do t’i gënjejnë qytetarët.
Për t’iu besuar përsëri
Udhëheqjen e vendit
Me premtime të rreme,
Me qëllimin e vetëm
Për t’i përvetësuar
Pasuritë kombëtare të Kosovës,
Siç vepronin kur,
Në të kaluarën,
Qeverisnin vendin.
Krijuan pasuri marramendëse,
Në kurriz të varfërisë së qytetarëve,
U bënë politikanët më të pasur të Evropës.
Me shtëpi moderne
Dhe vila
Brenda dhe jashtë Kosovës.
Qytetarë të dashur të Kosovës,
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025,
Keni parasysh edhe thirrjen
E antishqiptarit Gjuriq
Nga OKB.
Mos e votoni Albin Kurtin,
Nëse dëshironi
Përmirësim të marrëdhënieve
Me Beogradin.
Thotë ai:
"Të bëhen bashkë
Opozita e Kosovës
Me Aleksandar Vučiç,
Për ta larguar
Nga pushteti në Kosovë
Albin Kurtin, përfundimisht."