Nuk thuhet kot
se Historia është mësuesja e jetës
dhe ajo nuk harron.
Hamzaj dikur e tradhtoi Skënderbeun.
Esat Pashë Toptani bëri aleancë me Serbinë
për interesa të tij anti-shqiptare,
duke e nënshtruar Shqipërinë.
Enver Hoxha, me ndihmën
e forcave titiste jugosllave,
mundësoi masakrën e Tivarit,
në të cilën u masakruan 5000 shqiptarë të Kosovës,
të urritur dhe të dërmuar.
Gjaku i tyre bëri kuq
ngjyrën e ujit të detit.
Po sikur ta shihte atje Homeri,
do të binte i shurdhër
nga trishtimi dhe tmerri.
Pas Luftës së Dytë Botërore,
diktatori Hoxha,
me ndihmën e forcave jugosllave titiste,
erdhi në pushtet në Shqipëri,
duke e lënë Kosovën
dhe popullatën shqiptare të saj
nën sundimin serbo-jugosllav,
nën vuajtje dhe terror.
Ka edhe shumë tradhtarë të tjerë shqiptarë,
të cilëve komunizmi,
shqiptar dhe ai jugosllav,
emrat e tyre i ka mbajtur sekret,
por tani ka ardhur koha
që emrat e tyre
të dalin në shesh,
për t'iu bërë e qartë
se tradhtitë e tyre
kundër kombit tonë
mos të përsëriten asnjëherë.
Është e vërtetë
se ka indikacione të fuqishme
se edhe në luftën e fundit
kundër Serbisë,
ka pasur tradhtarë
që kanë bërë marrëveshje
me DGSE-në franceze
për t'ia dhuruar Serbisë
Veriun e Kosovës.
Historia do të jetë ajo
që në ditët dhe muajt në vijim
do ta zbulojë të vërtetën,
se kush ishin ata
që e tradhtuan Kosovën
në luftën çlirimtare
kundër Serbisë okupatore.
Me ta do të merret
historia shqiptare,
e cila do t'iu shqiptojë
dënimin e merituar
edhe një milion herë.
Enver Hoxhës, atij botë,
nuk ka për t'ia lënë rehat.
Gjaku i kosovarëve,
nga mizoritë barbare
të bandave fashiste
serbo-jugosllave.