Sa do të doje të ishe në vendin tim.
Sa do të doje të ishe në ëndrrat e mia.
Sa do të doje të më shkatërroje.
Sa e sa dëshira kishe për t'mi shkatërruar gjërat.
Harrove se fatin e vendos tjetërkush.
Harrove se fuqia ime është më e madhe se urrejt
Harrove se atë që unë dua e marr me çdo kusht.
Harrove se shpesh tentove të ishe si unë.
Harrove se më përgojove, se doje të ishe si unë.
Gjithçka bëre, thjesht të të duan sikur mua.
Gjithçka bëre për të marrë vëmendjen, por kur nuk arrite të kesh atë çfarë unë kam:
Respektin, krenarinë, vetëbesimin.
Andaj jam unike dhe s'mund të jesh si Unë.