Të këngëtosh

Kultura

Të këngëtosh

Nga: Dedë Preqi Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 14:57
Autori Dedë Preqi

Të këngëtosh pa reshtur

Për lirinë e këtij trolli,

Dhe për lulet e vyshkura

Qe kjo tokë i shkundi

Dhe lule të reja mbolli.

Të këngëtosh

E mos t’harrosh

Gjakun e mpiksur

Me shekuj e vite

Për diellin e një dite…

Të këngëtosh

Me kumtin e zemres,

E dua këtë tokë

E puthi me lot

E kam të shenjtë

Për jetë e mot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat