Të këngëtosh pa reshtur
Për lirinë e këtij trolli,
Dhe për lulet e vyshkura
Qe kjo tokë i shkundi
Dhe lule të reja mbolli.
Të këngëtosh
E mos t’harrosh
Gjakun e mpiksur
Me shekuj e vite
Për diellin e një dite…
Të këngëtosh
Me kumtin e zemres,
E dua këtë tokë
E puthi me lot
E kam të shenjtë
Për jetë e mot.