Shkrimtarët kur flasin për vdekjen

Kultura

Shkrimtarët kur flasin për vdekjen

Nga: Skender Karaqica Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 07:03
Skender Karaqica

Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë,kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen.Në një kohë,shkrimtarit Ismail Kadare,i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?

Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet.Nuk më tremb,thoshte I.Kadare.vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit,është e pandarë dhe është e kuptueshme,nuk  është figurë artistike,është jeta  jote pa praninë  tënde në botë,që shumica e njerëzve nuk e kanë.Ka një aleancë të letërsisë  me vdekjen  në jetë,në ndërhyrjen e tyre[1].

Serbia është një vejushë e keqe

Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike.Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane,pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën...

Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre,duke e quajtur  vetën të ndarë nga Kosova,pohon I.Kadare.Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe,që ka humbur,o bijën e saj Kosovën,o zemrën  e saj,Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat