Recenson për librin e Anwar el-Sadatit, i përkthyer në gj. shqipe nga Ejup Ramadani dhe Resul Rexhepi

Kultura

Recenson për librin e Anwar el-Sadatit, i përkthyer në gj. shqipe nga Ejup Ramadani dhe Resul Rexhepi

Nga: Rexhep Elezaj Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 10:58
Libri

Libri, i ish presidentit të vrarë egjiptian, Anwar el-SADAT, “Në kërkim të identitetit- Rrëfimi i jetës time”, ditë më parë doli nga shtypi në Prishtinë.

Libri, Rrëfimi autobiografik- Në kërkim të identitetit, i ish presidentit të vrarë egjiptian, Anwer el-Sadat, ditë më parë doli nga shtypi, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Ejup Ramadani dhe Resul Rexhepi, është një rrëfim mjaft karakteristik në veten e parë, i një ushtaraku dhe udhëheqësi politik, ku si autor ai e përshkruan jetën personale të tij në një periudhë kohore mjaft komplekse, 1970 – 1981, nëpër të cilën ka kaluar një vend i madh afrikan me kulturë dhe civilizim shumë të lashtë, siç është Egjipti, vendi i piramidave të Keopsit si dhe mbretërve faraon, Tut-Ah-Amon, Remsis -II-, etj.

Ish presidenti E. el-Sadat në këtë libër, me theks të veçantë flet për raportet e Egjiptit me Izraelin, i cili në luftën e vitit 1967 e kishte okupuar siujdhesën egjiptase të Sinajit, një territor me një sipërfaqe diku prej 61.000 km², e që ishte pikërisht Sadati, ai i cili në luftën e 6 tetorit 1973, për 6 ditë do ta çlironte atë nga okupimi izraelit.

Në Prologun e librit, Anwar el-Sadat, ndër të tjera shkruan;

“Unë jam Enver Sadati, fshatar i lindur dhe i rritur në brigjet e lumit Nil – atje ku njeriu e pa lindjen e kohës – këtë libër ia kushtoj lexuesve gjithandej, ajo është historia ime, por edhe e Egjiptit në të njëjtën kohë, nga viti 1918. Kështu e deshi fati... jeta ime është si historia e secili prej nesh, e që nuk është asgjë tjetër, përveçse kërkim i identitetit, e që ishte i ndërlidhur ngushtë me lirinë e Egjiptit dhe të vërtetën e tij historike”.

përmban dhjetë kapituj ku ish presidenti E. Sadat e përshkruan jetën e tij në periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar ai dhe vendi i tij, që nga koha e mbretit me origjinë shqiptare, Faruk, në kohën e sundimit të presidentit të parë të Egjiptit, Gamal Abdel Naser, duke përfunduar me kohën kur ai do bëhet president, në rrethana shumë të vështira ekonomike dhe politike, me theks të veçantë, flet për mundin dhe vështirësitë në raportet e Egjiptit me shtetin e Izraelit, i cili po mbante të okupuara shumë territore arabe, përfshirë siujdhesën e Sinajit, tokë e Egjiptit, por të cilën Enver el-Sadat do ta çliroi në luftën e tetorit të vitit 1973, e udhëhequr pikërisht nga vetë ai. Ishte kjo një fitore e madhe e tij dhe e vendit në krye të cilit gjendej, të cilit arriti t’ia kthej tokën e okupuar, por edhe dinjitetin popullit të vetë, i fyer dhe i nënçmuar nga armiku izraelit përtej Kanalit të Suezit.

Mjerisht, për shkak se nën presionin amerikan Anwar sl-Sadat do bënë paq dhe marrëveshje me Izraelin në vitin 1979, me marrëveshjen e arritur në Kamp David të SHBA-ve, duke e njohur shtetin e pavarur të Izraelit, në vitin 1981 në një paradë ushtarake në Kairo do të vritet nga disa ushtarë të tij, me akuzën si tradhtar i kauzës arabe, gjegjësisht asaj palestineze, duke lënë pas vetes një veprimtari tejet të begatshme, si president, por më shumë si çlirimtar i Sinajit dhe si reformues i gjendjes ekonomike të Egjiptit.

Uroj që ky libër mjaft interesant të gjej sa më shumë lexues në opinionin kosovar dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat