Në Kullën “Sylë Millaku” në Ujmir të Klinës do të mbahet një aktivitet më 14 nëntor 2024, ora 13:00, i organizuar nga OJQ “ArtEko”.
Ky projekt i dedikohet trashëgimisë kulturore, turizmit, etnologjisë, gastronomisë dhe prodhimeve artizanale.
Aktiviteti do të përfshijë këngë folklorike, anekdota dhe ekspozitë, duke sjellë më afër vlerat kulturore dhe tradicionale të zonës.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.