Shpesh e pyes vetën
kush jam
e ku jam?
Pytja ku kam lindur
e çka jam dihet,
por ku qëndroj
e veproj
është pa shpjegim,
por ka kuptim.
Nga atje
këtu jam në prendim.
Unë këtu jetoj e veproj
e rrënja ime atje
qëndron në istikam.
Pa atje
unë këtu
askush nuk jam,
se vetëm nga atje
unë këtu
jam kush jam
Unë këtu në prendim jetoj
për këta këtu
unë jam ai atje
i fillimit.
Pra unë e di ku jamë
e kush jamë,
në prendim e në lindje
kudo jamë.
Krejt është lindje
e krejtë prendim,
krejt veri,
e krejt jug
është aty
ku unë jam.