Kush jam e ku jam?

Kultura

Kush jam e ku jam?

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 12:25
Milazim Zeqiraj

Shpesh e pyes vetën

kush jam

e ku jam?

Pytja ku kam lindur

e çka jam dihet,

por ku qëndroj

e veproj

është pa shpjegim,

por ka kuptim.

Nga atje

këtu jam në prendim.

Unë këtu jetoj e veproj

e rrënja ime atje

qëndron në istikam.

Pa atje

unë këtu

askush nuk jam,

se vetëm nga atje

unë këtu

jam kush jam

Unë këtu në prendim jetoj

për këta këtu

unë jam ai atje

i fillimit.

Pra unë e di ku jamë

e kush jamë,

në prendim e në lindje

kudo jamë.

Krejt është lindje

e krejtë prendim,

krejt veri,

e krejt jug

është aty

ku unë jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat