​MKRS ndan tri çmime për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, vendin e parë e merr ky aktor

Kultura

​MKRS ndan tri çmime për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, vendin e parë e merr ky aktor

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 12:49
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit ka ndarë tri çmime për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për tre aktorët shqiptarë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se tri dramat kanë qenë shumë profesionale dhe me përkushtim.

Ministri Çeku ka theksuar se është duke u hartuar Rregullorja e re për çmimet vjetore në kulturë, e sipas tij tani wshtë momenti i duhur për të korrigjuar dhe për të parë kategoritë e reja për përfshirje në çmime.

“Një juri shumë e planifikuar. E di që nuk ka qenë e lehtë, Ka qenë punë profesionale dhe me përkushtim. Aktualisht është duke u hartuar rregullorja e re për çmimet vjetore në kulturë. Tani është momenti që për të korrigjuar dhe për të parë kategoritë e reja për t’i përfshirë në çmime”, theksoi Çeku.

E ndarjen e çmimeve e bëri drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti.

“Po filloj prej çmimit të tretë, drama “Zelus”, fitues i këtij çmimi është Rinor Vitia. Çmimi i dytë shkon te drama “Fridrih Fluturaku: Shifra Ubi Amor lbi Dolor" dhe fitues është Astrit Kabashi. Edhe çmimi i parë shkon për dramën "Udhëtimi i familjes Muller ne Unmikistan" Jeton Neziraj”, ka deklaruar ai.

Fituesi i çmimit të parë, Jeton Neziraj është shprehur se nuk mjafton vetëm kjo datë për të folur për dramaturgjinë shqipe.

“Krijuesit janë të interesuar dhe e shohin si një mundësi për të plasuar dramat e tyre. Ka ngel veç kjo datë kur flitet për dramaturgjinë shqipe, kalon gati viti dhe nuk e kemi atë ndjenjën që përpiqemi me i shpërfaq. Kur e shohim peizazhin e dramaturgjisë shqipe pak ka drama shqipe që janë inskenuar”, është shprehur ai.

E dy aktorët e tjerë, Kabashi e Vitia kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës për çmimet e ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat