Bjeshkët e Kosovës,
Qielli i kaltër,
Fushat plotë me lule
Dhe dielli që ndriçon
Shpirtrat e dëshmorëve,
Të mos i ndodhë
Kjo e keqe Kosovës.
Para ca vitesh,
Janë përplasur
Ca harta
Në praninë e Vuçiçit të Serbisë,
Thaçit të Kosovës
Dhe Ramës të Shqipërisë
Për shkëmbimin e territoreve
Në dëm të Kosovës
Dhe në favor të Serbisë.
Këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën,
Atëherë e anulloi zonja Merkel,
Të cilën, me ardhjen e Trumpit
Në Shtëpinë e Bardhë,
Mezi e pret Aleksandër Vuçiçi,
Për ta ringjallur.
Aleksandër VuçiçiLutët natë e ditë
Për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti,
Dhe në vend të tij
Të vijë një tjetër
Që do ta pranonte
Shkëmbimin e territoreve shqiptare
Në dëm të Kosovës
E në favor të Serbisë.
Për ata që kanë memorje,
Serbia historikisht,
Në pamundësi për ta mbajtur
Tërë nën okupim,
Në politikën e saj antishqiptare,
E ka kultivuar idenë
E ndarjes së Kosovës.