Ekspozohen dorëshkrimet e Kadaresë

Kultura

Ekspozohen dorëshkrimet e Kadaresë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, vijnë në një ekspozitë të veçantë për publikun, 5 muaj pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur.

Çdo gjë e hedhur në letër prej tij, poezi, skica madje edhe pjesë nga romane të pabotuara, prezantohen në qendrën COD, në Kryeministri.

Janë 44 488 faqe, që përshkruajnë një jetë krijimi që nga mosha 11-vjeçare të shkrimtarit shqiptar më të njohur në botë, që familja e tij i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

“Sapo i morëm këto dokumente ne i dixhitalizuam, brenda një jave, në mënyrë që të garantojmë paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij momenti do të hyjmë në procesin e përpunimit tekniko-shkencor, do të hyjmë në procesin e restaurimit e atyre dokumenteve që kanë nevojë të restaurohen”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

E bija e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare, e quan një pasuri të vyer gjithë këtë pasuri të ruajtur me fanatizëm për brezat e ardhshëm.

“Është një ndjesi e veçantë që t’i shoh sot këtu, sepse përmbajnë një trashëgimi shumë të vyer, gati të shenjtë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe të identitetit kombëtar”, u shpreh e bija e Ismail Kadare, Besiana Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat