Këtu do të rroj

Kultura

Këtu do të rroj

Nga: Hamza Halabaku Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 12:24
Hamza Halabaku

Vërtetë unë jam gur...

Mos më veni në mur!

Vendosmëni në urë,

se jam i fort, jam ogur...

Kam faqe kam ngjyrë,

kam besë dhe shkëlqim,

Kam dije me fytyrë.

Jam, pra gur i vendit tim...

Dikur thoshte gjyshi:

Mes truallit në këtë shtëpi

rritet mirësia lum biri

prej Adamit, Iliri e Dardani.

Ndërsa babai në ledhatim

rrënjët tona na i dëftoi...

Nga kjo baltë lindëm, biri im,

Prandaj, unë këtu do të rroj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat