Rrugëtimi i kombit në muajin e vështirësisë,
në muajin e dhembjes e të krenarisë!…
Rrugëtimi i kombit muaji nëntor,
i gjakosur flamuri valvoi dorë më dorë!…
Përkundër dhembjeve aspiratat vazhduan,
deri n‘pavarësi rrugëtimet s‘u shuan!…
Edhe pse t‘coptuara territoret arbërore,
flamuri kuq e zi u ngritë tani prore!…
Djelli e ndriçoi prapë flamurin e madhështisë,
t‘Gjergj Kasriotit-Skënderbe mbi çatitë e shtëpisė!…
Ndriçoi Perëndia flamurin e t‘parit,
gëzimet e shumëpritura n’çdo zemer t’shqiptarit!…
U ringjallë prapë kombi n‘Nëntorin e Dytë,
flamuri i t‘parëve n‘Diell për t‘shëndritë!…
N‘muajin e nëntorit betejat s‘pushan,
drejtat kombëtare çdo ditë u avansuan!…
Vazhdojnë përpjekjet me nëntor të mbarë,
deri n‘realizim t‘Bashkimit Kombëtar!…
Urime, shqiptarë kudo që jeni, festat kombëtare të nëntorit….