Shëtitja e pasdites e pleqëve/ Papavrami në internim…

Kultura

Shëtitja e pasdites e pleqëve/ Papavrami në internim…

Nga: Gëzim Llojdia Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

1.

Atje në jug.Kota është një qytezë në luginëm  e lumit Shushica  dikur kishte një popullsi relativisht të lartë ,por sot e rrudhur nga largimet masive të  postviteve’9o.Qyteza rurale fshihet pas një kodre dhe kthesë  përpara Qafës së Dushkut..

.Ajo erdhi si formim diku nga vitet’ 60.Në fillim ishte fermë blegtorale e NB Llakatundit dhe më vonë ferma bujqësore:”Kanan Maze”.Në buzë të lumit,rreth 18 km nga qytetit,gjejmë një shëmbull tipik të krijimit të zonave urbane të harmonizmit të peisazhit për të krijuar një lloj të ri komuniteti me banorë ardhës nga zona e Labrëisë në të cilën natyra do të bëhej pjesë integrale dhe pjesë e përditshme për të gjithë banorët.Aktiviteti kryesor ishte bujqësia dhe me pak blegtoria.Banorët e rinj punonin në tokat, që fermës bujqësore ja  dhanë nga tokat e fshatrave të Mavrovës ,Vajzës etj.E nisi punën me 1 sektorë.Pas 20 vjetësh jetë,  aty buzë lumit dhe udhës me plepa ,kishte 3 të tillë.Buallari,Peta dhe Vllahina.Dy ndërtesa dy kate ishin në fillesë.Lulëzoi si qytezë e vogël ,në brigjet e një lumi të sertë në dimër dhe të urtësuar në verë.Kujtoj se në vitet ‘70netët i griste , zhaurima e një gjeneratori, që mbante dy orë dritë. Aq sa të punonte një gramfon me këngë popullore.Ku më e njohura ishte kënga e Selam Musait,heroit të Luftës ë 20-ës... ...O ç’u nise more nga Drashovica/O lule more Selam lule./O bëre poshtë hajde more nga Babica/O lule more Selam lule/O me treqind e ca more komita/O lule more Selam lule/O ç’e zure topin more nga gryka/O lule more Selam lule...

Përfundoi si histori e gjithë fermave bujqësore në vitet ‘90  me 20 pallate banimi me shumë kate.Dimri aty ishte i ashpër.Vera e nxehtë.Nuk e zbuste dot vapën e madh, as era lumit në muzgje.Atje buzë lumit  në verë syri të zinte ciganët e shportave . Nëpër shelgjishte dëgjoje muzikë e tyre.Ciganët vet, vajtonin dashurit e tyre, të humbura. Ç’janë dallgëzimet e hënës së marsit, përmbi flokë.Ehë këto motivet cigane!Të dhimbshme.Jetonin bashkë  te shelgjishte dhe ëndërrojnë të bukurën,që kurrë se kanë parë.Veç në ëndërra.Por,që e ndjejnë dhe e  presin gjithë jetën.Ajo do vijë,thonë,do vijë...Por në të vërtetë,ajo s’erdhi kurrë...thoshte kënga cigane.Kur zinin shirrta ata iknin.Sot kjo qytezë është një fshatë rural.Rrugës i  kanë kaluar bitum, sipër dhe udha për në Labëri,rrihet më shpejt.Shkolla e mesme ka një emër poeti :Ali Asllani.Dikur kishte një fushë sportive.Ajo mblidhte të dielave spartakiadën e zonës.Dy godina shkolle u ndërtuan mbi tokën e saj. Afër urës së re.Dikur ishte porta e fermës.Kishte një shtëpi kulture.Atje shfaqeshin filma me metrazh të shkurtër ose të gjatë.Bëheshin festivale folkorike të zonës.Shkolla  e vjetër  ishte mes ngrehinave.Uji aty mbante erë.Ishte një gërmim për naftë,që nxori ujë mineral për veshka.U mblodhën banorët.Po na helmojnë me ujin.I shkruanin ata qeverisë. Uji vjen era vezë  e prishur.Kishte përmbajtje squfuri.

Nëse do ti themi gjërat, siç janë.Por ajo do të ishte si të gjitha qytezat  e tjera të kohës,nëse atje nuk do të strehoheshin disa familje të larta të pushtetarëve, të regjimit.Në këtë qytezë të vogël në vitet 70-80 u internuan  kundërshtar politik.Ajo qytezë e  vogël atje në jug.Nuk i përkiste  as  dritës, as  errësirës.Por ,kohës i shërbeu si të gjitha, fermat e tjera.

2.

U intenua atje në jug,kryetari kuvendit,zvkryeministri, kryetari komisionit të planit të Shtetit.Një ditë maji kur kongresi i shtatë i Partisë së Punës (26–29 maj 1975) shënoi fatin e tij .Dy skoda ikën një mëngjes nga blloku i udhëheqjes.Ato udhëtonin për larg .Pastruesit e kryeqytetit  atë mëngjes përhapën thashetheme.Një udhëheqës u largua nga blloku me kamionët e ngarkuar për në vend internimi.Çfatë i priste atje në jug?I strehuan në katin e dytë të një pallati.Të internuarit ishin.Abdyl Këllezi,Safete,bashkëshortja.Djemtë:Leoni,Maksi,Ylli,bashkëshortja e Leonit,Marjeta dhe vajza e vogël e Marjetës dhe Leonit,Olta.Ishte shtunë.Të hënën Abdyli u emërua drejtor ferme.Zgjati vecse disa muaj. Për ta telendisur e dërguan  ,punëtor karburanti.Nga të gjitha ndodhitë do tju rrëfej veç një të tillë.Familja Këllezi jetonte në pallatin tonë.Kishin dy dhoma në katin  e dytë të ngrehinës.Një ditë nëndrejtori i fermës Q.D më gjen para pallatit,isha nxënës shkolle aso kohe dhe më thotë.Ngjitu na katin e dytë dhe lajmëroi pak Abdylin.I thuaj të vijë se kërkojnë karburantë makinat.Ishte vakti i drekës.Ai ishte  e në banesën etij.Ishe ora rreth 1.30 .U ngjita dhe trokita te dera.Më habiti ardhja e tyre e shpejt te dera.Siç dukej atyre su trokiste askush në portë.Kjo ardhje e beftë dhe shpejt tregonte se ata prisnin ndonjë  lajm.Ishte shkarkuar nga drejtor i fermës.Zv kryeministri kishte përfunduar te karburanti.Punë  e lehtë por me llafe shumë.Gjithë ditën e perëndisë duhej të bëhej ziheshe me traktoristë ,zetorist e  shoferë.Ata s’ta përtonin të thoshin fjalën e fundit.Ska naftë, ti e ke fajin se e ke sabotuar,ekonomin!

Bashkëshortja hapi derën.

-Teta i thashë e kerkojnë, Abdylin te karburanti.

Bashkshortja, që më njihte se ishim në një pallat, më pyeti kush e kërkonte në atë orë pushimi,  se ai sapo kishte ardhur në shtëpi. -Poshtë po pret nëndrejtori i fermës.Abdyl Këllezin e mbaj mend si tani.Me një këmishë me mëngë të gjata.Një xhaketë e hollë verore bezhë.Doli mënjëherë nga dera.Dikush nga brenda i tha:Mos shko, ha bukë njëherë!Por ai nuk u përgjegj.Është e cuditshme.E kishim fqinjën për shumë muaj.Nuk ja kisha dëgjuar asnjëherë zërin.Nuk e dëgjova asnjehere zërine  një drejtuesi të lartë shtetëror.Pas tij dolën edhe fëmijtë e tjerë te dera.Ai zbriti poshtë,por nëndrejtori kishte ikur,ndërkohë.Përshkoi rrugën mes dy pallateve për të shkuar te karburanti.Sapo u fut në xhade një gaz që ishte me dyer të hapura i preu rrugën.Në këmbë ishin dy burra me kostum dikush  e ndali.

-Abdyl Këllezi në emërt të popullit ,jeni i arestuar.Ai ngriu në vend.E kapën për krahu dhe e futën në gazin e dëges.Që xhiroi gomat dhe u zhduk për pak çaste.Këtë skenë e ndoqën edhe fëmijtë e tij .Ata po e vëzhgonin nga ballkoni.Dukej, që e prisnin arrestimin e tij.Mirëpo siç duket nuk kishin llogaritur mirë kohën.Djemtë dolën jashtë dhe bashkshortja pyetën.Por dikush u tha me zë të lartë.Arrestuan ,armikun Abdyl Këllezi.U pushkatua në moshën 57 vjecare.Dukej që bashkshortja  pas vdekjes mbante zi për burrin e saj  që kishte shkuar nën dhe, me zemrën e pikëlluar. Abdyl Këllezi (20 gusht 1919 – 17 maj 1977) ishte një politikan shqiptar i epokës komuniste .Ai shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga 10 shtatori 1966 deri më 13 janar 1969.  Këllezi lindi në Tiranë më 20 gusht 1919.Ai studioi administrim biznesi në Universitetin e Firences dhe më pas ndoqi studimet ushtarake në Romë . Për shkak të veprimtarisë së tij antifashiste u arrestua në vitin 1939 dhe u internua në Ventotenen e famshme . Ai qëndroi atje deri në vitin 1941, por u arrestua përsëri shpejt në vitin 1942 dhe kaloi disa kohë në burg. Pas lirimit, ai iu bashkua LANÇ-it për atë që mbeti nga Lufta e Dytë Botërore , ndërsa zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LANÇ-it që nga viti 1943. Në vitin 1944 Këllezi ishte anëtar i shtabit të përgjithshëm ushtarak të qeverisë së re. Nga viti 1945 deri në vitin 1946 ai shërbeu si Drejtor i Bankës së Shtetit Shqiptar të sapokrijuar . Më pas ka mbajtur disa poste: Ministër i Financave gjatë viteve 1948-1953 dhe 1954-1958, Kryetar i Komisionit të Planifikimit të Shtetit 1968-1975, Zëvendëskryeministër qershor 1958-mars 1966, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë kino-Shqiptare 1959-anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë nga qershori 1956 deri më 1975 dhe anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë 1971–1975 dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga shtatori 1966 deri në janar 1969.

2. 

Familja e Vasil Katit, qëndroi në këtë qytezë  e internuar për shumë vite.Më vonë i transferuan në një fshatë të largët  të Beratit.Dy skoda, një pasdite sollën familjen Kati në internim.Bashkëshortja,djali Adrian,Kozara me djalin e saj dhe vajza tjetër, Pranvera që kishte punuar në R.T.SH si formuluese muzike.Thuhej aso kohe se në Tiranë, bëheshin fshehtas parada mode.Në një prej tyre Pranvera ,ishte shpallur më e bukura.Me rrëzimin e sistemit.Pranverën e takoj te RTSH.Pas u përshëndetëm i them e mbanë mend Kotën.Se harroj kurrë tha.Kishim punuar një ditë aq shumë në nxjerje kuckash.Vjen brigadieri dhe më thotë.Po nuk hoqe edhe atë kuckën atje, nuk do iksh nga puna...

3.

Motra e Xhevdet Mustafës me bashkëshortin dhe djalin  e saj i kishin vendosur në një pallat, në hyrje të qytezës.Bashkëshorti i saj ,punonte në oficinën e fermës.Mbante  një motor të vogël Vespa.Motra e Xhevdet Mustafës u internuar në këtë qytezë, pas asgjesimit të bandës siç u quajtë aso kohe,banda e Xhevdet Mustafës.Ishte shtator. Isha student dhe atë të diel, të 26 shtator 1082, po kthehesha në Tiranë.Hekurudha aso kohe nuk kishte mbritur deri në Vlorë.Shkova me autobuza dhe aty besoj nga ora 11 u nisëm nga Fieri.Treni atë ditë  të diel, ishte rrafsh me studentë dhe pasagjerë të shumtë, saqë nuk kishte vende.Madje valixhet disa i futën nga dritarja.Pasi kemi kaluar disa stacione.Treni befasisht u ndalë.Nuk kishte stacion atje dhe ndalesa u duk e cuditshme.Por aso kohe bëhehsin edhe marifete që udhëtarët frenoin dhe treni qëndronte në vend.Dikush, pyeti çfarë ka ngjarë.Por askush nuk u përgjigj.Faturinot dhe disa civilë lëviznin nëpër trenë të shqetësuar.Nuk na lejuan të dilnim nga treni.Vetëm disa që sic dukej ishn të policisë por ishin civilë.Meq ishte vapë na lejuan të hapim vetëm derën e vagonit.Ishim diku me kodrave me vreshta ,ku dukej kryqëzimi i Divjakës.Poshtë te rruga automoblistike me plepa kishte makina policie.

-Ore çfarë ka ngjarë?Pyesnin të gjithë.Ishte vapë  atë të diel shtatori.Kondruktorja e trenit tha se është kapur një bandë diversantësh.Aty kemi qëndruar gjatë ndoshta 2 orë në mes të vapës.Më vonë u dha urdhëri dhe treni lëvizi,ngadalë dhe më tej e shtoi shpejtësinë.Në stacionin e trenit në Rrogozhinë,  kishte shumë lëvizje.Por ne ende, nuk kuptonin asgjë.Askush nuk të jepte përgjigje.Askush nuk kishte dijeni se çfarë kishte ngjarë me të vërtetë.Duke u afruar Tiranës ,në tren u përhap lajmi se banda ishte zhvendosur në një vend mes vreshtash.Kishte të vrarë.Po sa ,askush se dinte.Të gjithë, ngrinin supet.Pas disa kohësh në Tiranë.Aty ku ishte muzeu i Ministrisë  së Brendshme ,nxorën një stendë jashtë saj, si ekspozitë të varur në murr.Atje ishin të ekspozuara pajiset e Xhevdet Mustafës.Një palë atlete të bardha numër 50.Një bluzë e  bardhë verore  e cila kishte vetëm brima plumbi.Ishte bluza,që i ishte  hequr nga trupi i vrarë, i Xhevdet Mustafës.Ardhja e bandës së Xhevdet Mustafë  krijoi, një frikë të madhe në Tiranë.Thuajse se regjimi ishte friguar.Pas kësaj motra e tij  dhe familja e saj u internuan në Kotë të Vlorës dhe të afërm të tjerë u internuan.

4.

Çdo pasdite  shikoje në shetitoren e vogël të qytezës, dy të moshuar.Ata ishin burrë e grua, që xarriseshin ngadalë nga fillimi i qytezës, ku kishin banesën në një pallat deri në fund të saj.Pasi përsskonin rrugën ata khsheshin sërish në shetitjen e vet pa folur me askënd.Shkonin deri te ura e Kotës, poshtë të cilës kishte plepa.Pastaj vijonin të njëjtin ritual deri sa mugej.Nuk e kisha kuptuar këtë ritual të moshuarish.Më thanë se  ata presin sa të vejë ora e paraqitjes te operativi.Kështu bëjnë në dimër,në verë,pranverë,vjeshtë çdo natë.Po,po kështu bëjnë.Në dimër i shikoja me një shall krahëve dhe qafës dhe më ca xhupa të trashë dhe të mëdhenjë deri poshtë.Më dhimbseshin jo vetëm mua ,por të gjithë kur i shikonin ata pleqë që mbanin njëri tjetri për krahu në ritualin e pasdites në çdo stinë të vitit.Më e vështirë dukej shëtitja  e tyre ditore në dimër.Kur kishte thëllim.Lumi dhe moti atje,sillnin dimra të ashpër.Nganjëherë zinte edhe bora.Por ajo më shumë  qëndronte mbi lartësit 600 m.Nuk e harroj kurrë atë pamje të atyre dy pleqëve të moshuar, që ngrysnin ditët e vitit në internim.Edhe në jugat  e thata,ata të dy pleqtë shkonin dhe vinin ashtu ngadalë  duke mbajtur dorën te njëri-tjetri,  duke matur hapët e lodhshëm për tu paraqitur te operativi. Dhe çfarë faji kishin këta dy të moshuar?Çfarë i kishin bërë diktaturës?Asgjë.Faji i tyre i vetëm ishte se ishin gjyshërit e Tedi Papavramit.Gjyshi i Tedit ishte doktori i dëgjuar për sëmundje infeksion.Sepse dikush më tha, fshehurazi se ishte vizituar një herë,te Dr Papavrami dhe ai i kishte dhënë këshilla dhe ilace, qëe kishin shëruar.Të dy pleqtë, ashtu i kam parë për shumë kohë në çdo stinë. Të vetmuar nën pikëllimin  e kohës duke mbajtur njëri tjetrin.Në n mote zhgu dhe në të ftohtin e dimrit.Dhe kur shikonim vuajtjet e tyre nuk e di se çfarë gëzimi mund të ndjente nipi apo i biri, atje në Parisin e largët.Vetëm vuajtjet e tyre,  nuk mund t’ja lehtësonin dot melodia e telave, të violinës së Tedit.Ishte e njohur aksioma e diktaturës.Nëse arratisej dikush për një jetë të mirë.Treni i pasardhëse merrte për në drejtim tjetër.Dr Papavrami dhe bashkëshortja e tij  jetonin netët e errësirës për faj të nipit të tyre të talentuar  që ishte lindur për violinën që në moshën katërvjeçare.

Mosha e vjetër  në të vërtetë duhej të digjej dhe të përgjumej në fund të ditës.Si i gdhinin netët,  atje larg njerëzve të dashur të tyre, dy pleqë? Edhe pse njerëzit e mençur  si Dr Papavrami në fund të ditës  e dinte  se errësira  nuk është e drejtë,sepse ata s’kishin kryer asnjë krim.Ata ishin mosha e tretë,

pranë vdekjes, që digjnin ditët atje ne internim ,të vetmuar pa njeri.Ata qëndruan atje të pikëlluar ,deri në fund të regjimit.Dhe çfarë zbuluan në fund,regjimtarët  që i dërguan atje?

 5.

Në këtë qytezë u internuan familja e Sali Lushës,me bashkëshortën dhe djalin,Stresi.Stresin që sot është një këngëtar i dëgjuar u rit në internim,ajo  e mbante në dorë kur shkonin e paraqiteshin prezencën te operativi.Një ditë Saliun e provokuan,për ta arrestuar.Familje të tjera ishin Bucpapaj  ,si dhe familja Halucaj që kishte djalin e dënuar me vdekje për atentat kundër Ramiz Alisë,por që i kishte kthyer në kohë të gjatë burgimi.

Një vend i madh internimi ishte fshati Petë.Ky ishte sektori i dytë i fermës bujqësore.Atje ishin të internuar të gjithë ata që konsderoheshin si ordinerë dhe që kishin edhe të arrtisur nga familjet apo të afërm të tyre.Madje ca kohë atje ishte  e internuar edhe familja,  gjeneralit Halim Xhelo.Peta ishte nëj vend i mbyllur nga kodrina shumë pjellore.Por që kishte një problem të madh.Mungesa  eujit.Shteti kishte dnërtuar atje një revervuar të madh uji.Por burimet eujit të pijshëm ishin tharrë.I gjendur mes perëndimit ,zona njihej për mungesën e burimeve të ujit.Dy kultura kryesore rriteshin në tokat  e saj.Gruri dhe luledielli .Një zetor me një autobot uji çante rrugët e pashtruar për të dërguar në atë fshatë, ujin e pijshëm dhe bukën.Peta kishte një numër të konsiderushem banorësh rreth 600-800.Kishte shkollë me dy kate,menxë,vatër kulture,qëndër shendetësore,cerdhe .

Kishte shumë pallate banimi ,por dhe banesa të ulta.Problemi kryesor atje ishte balta në dimër dhe pluhuri në zhegun e madh.Një ditë kur punoja në Mavrovë, ishim fare pranë sektorit të Petës,dëgjuam një krismë.Kishte qëlluar roja me çifte.Një i internuar kishte humbur jetën duke punuar te perimet.Nuk e dija nga ishte, por di që  e kishte degdisur atje shteti për izolim dhe humbi jetën, që i kishte dhënë Zoti.Një grua  atje më tej rënkonte :Erdhe o i zi këtu në internim, si dënim për të tjerët  dhe ta morrën frymën një çik e nga një çik...

Kur isha në Amantia u ktheva një herë nga ky fshatë pranë liqenit.Xhan-xhinë kudo.Bimësia ishte harëlisur.Emri Petë këtë nënkuptonë.Vetëm një lehje qeni e largët.Kishin mbetur vetëm nja 14 banorë nga qindra që kishte fshati dikur.Banesa të pa suvatura, me suva të rrëzuara ku era jugore luante melodinë e saj.Njerëzia e braktisën ndër të parat, kur filloi era e ndërimit të sistemit. Atje ku takohen vitet me realitetin,një bubullimë e rëndë lulëzoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat