“Gratë e detarëve shqiptarë – GDSH, “Laskarina Bubulina”, në qytetin e Vlorës janë bashkuar për të sjellë një koleksion të veçantë veprash.
Piktura, fotografi, vepra arti, të cilat kanë fuqinë të shprehin ndjenjat dhe mendimet më të thella, të kapin bukurinë e momentit dhe të hapin horizonte të reja shikimi, që ndoshta nuk janë parë herë tjetër.
Çdo paletë ngjyrash, çdo fije e penelit, çdo shkrepje dhe çdo punë artistike flet në mënyrën e vet dhe ofron një mundësi për të reflektuar mbi botën që na rrethon.
Kjo mundësi për t’u lidhur me ndjeshmërinë dhe shpirtin e zonjave artiste që e krijuan këtë ekspozitë, një mundësi që kujton se arti është një nga pasuritë më të mëdha që mund të ndahet me të tjerët, përmes të cilës ne mund të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin.
Gjatë kësaj ekspozite, u hasën punime që shpalosën një larmi temash, stilistikash dhe teknikash, të cilat pasqyruan jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të artistëve, por edhe pasurinë e shprehjes individuale dhe kolektive.
Kjo ekspozitë është një mundësi për të vlerësuar dhe mbështetur artin, si një element të rëndësishëm të jetës tonë kulturore dhe shpirtërore. Nëpërmjet këtij eventi u përjetua çdo vepër artistike. Bukuri dhe frymëzim në secilën punë.
Një kohë e paharrueshme për të gjithë të pranishmit, një moment i cili bashkon në dashurinë për artin dhe krijimtarinë.
Majlinda Dukaj, Zamira Mezuraj, Lulzime Malaj, Arta Kodra dhe Sanie Bubeqi si anëtare të shoqatës për kete organizim dhe realizim me mbeshtetjen e artistve. Ata që e bënë të mundur realizimin janë artistët, Roland Runaj, Agron Dukaj, Astrit Aliaj, Marenglen dhe Marjeta Xhelaj .