Bashkëkombasit e mi,
në Kosovë dhe kudo që jeni,
mos u ndani në kisha dhe xhami.
Është koha t’i kushtohemi
kombit,
për t’ia mbrojtur
të drejtat e tij.
Armiqtë e kombit tonë,
historikisht,
si dikur edhe sot,
besimin fetar te ne
e kanë shfrytëzuar
për të na përçarë.
Është e vërtetë
se fenë mund t’ndryshosh,
por kombi është qenie njerëzore,
të cilën kurrë nuk mund ta ndrosh,
dhe për të drejtat e tij
je i obliguar
të sakrifikosh jetën,
për të jetuar në liri
në atdheun tënd të shenjtë,
aty ku na i kanë lënë
tokat të parët tanë në trashëgim:
pellazgë, ilirë e dardanë.
Që nga Teuta, mbreti Agron,
dhe i madhi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Dhe kurrë nuk duhet të harrojmë
se ne shqiptarët,
gjithmonë në tokat tona,
kemi qenë autoktonë.